“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Bidatet janë të ndryshme

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Fet’hul Mexhid (57)

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%20Majid%2028-03-1438H.mp300_0.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A ka bidate që e nxjerrin vepruesin e tyre nga feja dhe bidate që nuk e bëjnë këtë?

Përgjigje: Po. Bidatet janë të ndryshme. Ka bidate që janë idhujtari, sikurse adhurimi i të vdekurve dhe që t’u kërkohet ndihmë atyre. Ky bidat është idhujtari. Ka bidate që janë më pak të rrezikshme se kjo. Bidatet janë të ndryshme. Megjithatë, të gjitha janë të kota. Të gjitha janë devijim:

“… dhe çdo bidat është devijim.” 1

Edhe nëse ajo është e vogël dhe e pakët, ajo është devijim.


1 Muslimi (867).

Shpërndaje: