“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

2.Bashkëshortja duhet të trajtohet mirë kur zhvendoset tek bashkëshorti

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420) 

Burimi: Adab-uz-Zifaf, fq. 60-61

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Rregullat janë:

Bashkëshorti i cili do të zhvendoset me bashkëshorten është e rekomanduar që ta trajtojë atë me mirësi. Ai për shembull duhet ta gostisë atë me pije dhe të ngjashme.

Esma bint Jezid bin es-Sakan ka thënë:

“Unë ia zbukurova Aishen të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem). Pastaj shkova tek ai dhe e thirra atë që ai mund ta shoh të zbuluar. Ai erdhi dhe u ul pranë saj. Një tas i madh me qumësht iu sjell atij nga i cili piu. Pastaj profeti (salAllahu alejhi ue selem) i dhuroi asaj, por ajo shikoi poshtë dhe ndjeu turp. Ia shtyva atë dhe i thashë: “Merr nga dora e profetit (salAllahu alejhi ue selem).” Ajo e bëri këtë dhe piu disa. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha: “Jepi shoqes tuaj.” I thashë: “O i dërguari i Allahut! Pi ti së pari dhe pastaj më jep nga dora jote.” Ai piu dhe më dha. U ula dhe e vendosa atë në prehrin tim. Pastaj fillova ta rrotulloj atë dhe fillova të kërkojë këndin me buzët e mia që të marrë nga pjesa ku profeti (salAllahu alejhi ue selem) kishte pirë. Atëherë ai u tha grave që ishin me mua: “Jepu atyre.” Ato thanë: “Ne nuk duam (nuk jemi të uritura).” Pastaj ai (salAllahu alejhi ue selem) tha: “Mos bashkoni mes urisë dhe gënjeshtrës.” 1


1 Ahmedi (6/438, 452, 453 dhe 458) me dy zinxhirë që përforcojnë njëri tjetrin. El-Mundhiri caktoi se ai është i fortë. Edhe Humejdi e transmetoi atë në “el-Musned” (2/61). Ai vërtetohet nga hadithi i Esma bint Umejs në  “el-Mu’xhem es-Saghir” dhe “el-Mu’xhem el-Kabir” të Tabaranit dhe në  “Tarikh Asbahan” (282-283) të Ebush-Shejkh dhe “Kitab-us-Samt” (2/26) të Ibn Ebi Dunja.

Shpërndaje: