“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

2.Definicioni i fatkeqësisë dhe si duhet trajtuar

Imam Muhammed bin Muhammed el-Hanbeli el-Menbaxhi 

Burimi: Teslijetu Ehlil-Mesaib, fq. 9-11

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Allahu (te ala) ka thënë:

الَّذِينَ إِذَا أَصَابَتْهُم مُّصِيبَةٌ قَالُواْ إِنَّا لِلّهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعونَ أُولَئِكَ عَلَيْهِمْ صَلَوَاتٌ مِّن رَّبِّهِمْ وَرَحْمَةٌ وَأُولَئِكَ هُمُ الْمُهْتَدُون

“… të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë!” 2:156-157

Umer bin Khatab (radijAllahu anhu) ka thënë: “Sa të shkëlqyera janë dy kompensime! Sa shtesë e shkëlqyer!” Transmetohet nga Buhariu me zinxhir transmetimi të reduktuar. Allahu (te ala) ka thënë:

مَا أَصَابَ مِن مُّصِيبَةٍ إِلَّا بِإِذْنِ اللَّهِ وَمَن يُؤْمِن بِاللَّهِ يَهْدِ قَلْبَهُ

“Asnjë fatkeqësi nuk bie mbi ju veçse me lejen e Allahut. Ai ia udhëzon zemrën kujtdo që i beson Atij.” 64:11

Alkameh dhe komentues të tjerë të Kuranit kanë thënë: “Kjo është fatkeqësia e cila e godet njeriun. Ai e di se kjo gjë vjen nga Allahu, andaj ai kënaqet dhe pajtohet me këtë.”

Gjuhëtarët thonë se nga aspekti gjuhësorë, fatkeqësi është çdo gjë që e godet njeriun.

Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Fatkeqësi është ajo që e godet dhe e shqetëson besimtarin.”

Muslimi transmeton në Sahihun e tij nga Ebu Seid el-Khudri (radijAllahu anhu), se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

ما يصيب المؤمن من وصب ولا نصب، ولا سقم ولا حزن حتى الهم يهمه إلا كفر به من سيئاته

“S’ka besimtarë që vuan nga lodhja, dhimbja, sëmundja, pikëllimi, madje edhe nga shqetësimet vetëm se Allahu ia shlyen mëkatet e tij për to.”

Buhariu dhe Muslimi kanë transmetuar nga Aishah (radijAllahu anha), se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

ما من مصيبة تصيب المسلم إلا كفر الله عز وجل بها عنه حتى الشوكة يشاكها

“Nuk ka fatkeqësi që e godet muslimanin vetëm se Allahu (azze ue xhel) ia shlyen mëkatet e tij për të, madje edhe nëse dëmtohet nga një gjemb.”

Shpërndaje: