Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 7
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Përpara haxhit ia drejtojë këto këshilla dhe mësime vëllezërve tanë që do të bëjnë haxhin:
1 – Personi që është përgatitur të bëjë haxhin urdhërohet ta ketë frikë Zotin e tij dhe të jap shumë mund që të mos bjerë në ndalesat e Allahut.
Allahu (te’ala) ka thënë:
الْحَجُّ أَشْهُرٌ مَّعْلُومَاتٌ فَمَن فَرَضَ فِيهِنَّ الْحَجَّ فَلاَ رَفَثَ وَلاَ فُسُوقَ وَلاَ جِدَالَ فِي الْحَجِّ
“Haxhi është në muajt e caktuar e kush bënë (ja fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet ti afrohet gruas, nuk bën të marr nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje.”1
Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Kushdo që kryen haxh për hir të Allahut, nuk i afrohet gruas së tij ditët e haxhit dhe nuk bën keq e gjynahe, atëherë ai do të kthehet (pas haxhit i liruar nga të gjitha gjynahet) si ditën që e ka lindur nëna e tij.”2
Nëse përmbushë të gjitha këto haxhi i tij pranohet.
I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç xhenetit.”3
Prandaj është e nevojshme për të paralajmëruar ndaj asaj në të cilën disa kanë rënë nga injoranca ose devijimi;
Shirku. Ne kemi parë se shumë bjenë në shirk. Për shembull, duke kërkuar mbrojtje nga dikush tjetër pos Allahut. Ata u luten dhe u kërkojnë ndihmë njerëzve të vdekur, sikurse profetëve dhe njerëzve të mirë. Ata betohen në ta si nderim për ta. Si rezultat i kësaj ata e anulojnë haxhin e tyre.
Allahu (te’ala) ka thënë:
وَلَقَدْ أُوحِيَ إِلَيْكَ وَإِلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكَ لَئِنْ أَشْرَكْتَ لَيَحْبَطَنَّ عَمَلُكَ وَلَتَكُونَنَّ مِنَ الْخَاسِرِين
“Me të vërtetë, të është shpallur, e edhe atyre para teje: “Nëse i bën ortak (Allahut), veprat tuaja do të asgjësohen dhe ti do të jesh prej të humburve!”4
Disa prej tyre i rruajnë mjekrat e tyre, që është një mëkat kundërshtues. Ky është një nga mëkatet e përmendura në origjinalin e librit.
Burrat mbajnë unaza ari, e cila është e ndaluar. Ndalimi është edhe më i ashpër në rastin kur bëhet fjalë për unazën e fejesës që do të thotë përngjasim me nasarat (të ashtu quajturit të krishterë).
1 El-Bekare 2:197.
2 Bukhari (1521) dhe Muslimi (1350).
3 Transmetuar nga Bukhari, Muslimi dhe të tjerët nga hadithi i Ebu Hurejrës (radijAllahu anhu). Ai përmendet në ”Silsilah el-Ahadith es-Sahihah” (1200) dhe në ”el-Irua” (769).
4 Ez-Zumer 39:65