“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

2.Emri i fëmijut duhet të jetë emër arab

Alameh Bekr bin Abdilah Ebu Zejd

Burimi: Tasmijet-ul-Meulud, fq. 3-4

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Një prej tipareve kryesore të emrit është që ai të mos i ngjasoj emrave të armiqve të Allahut. Disa nga bashkëbesimtarët tanë garojnë se kush do ti emërojë fëmijët me emra të tillë. Ky është rezultat i globalizimit, mediave të prishura, neglizhenca e disa njerëzve, injoranca e të tjerëve dhe mungesa e moraleve të larta. Subhan Allah! Sa shumë njerëz kanë rënë në këtë kurth.

Gjendja e tyre është e mjerueshme. Duhet bërë elegji për gjendjen e tyre, kur e sheh atë që ka një prejardhje islame si një zinxhir floriri që pastaj ta shohësh se si e kanë hedhur valët e epsheve dhe i jep fëmijut të tij një identitet të huaj? Ai i jep atij një emër që i takon atyre që janë goditur nga zemërimi i Allahut në mesin e jehudëve, krishterëve, komunistëve dhe popujve të tjerë kufarë.

Muslimanët në përgjithësi dhe muslimanët në Gadishullin Arabik në veçanti, janë të detyruar që ti emërtojnë fëmijët me emra që nuk bien ndesh me Sheriatin në asnjë mënyrë dhe që ata të jenë emra arab. Kur dikush vjen në vendin e tyre, ose kur ata të shkojnë në një vend tjetër në mënyrë që të tjerët duhet të dëgjojnë vetëm emrat Abdullah, Abdurr-Rrahman, Muhammed, Ahmed, Aisha, Fatima dhe të gjitha emrat e tjerë të bazuar në Sheriat që janë të shumtë për të përmendur dhe që gjenden në librat e historisë.

Shpërndaje: