Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

2.Fillimi i ciklit mujor

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fletushkë rreth gjakrave të natyrshëm tek gratë

http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16961.shtml

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Në shumicën e rasteve cikli mujor fillon nga mosha dymbëdhjetë vjeçe dhe vazhdon deri në moshën pesëdhjetë vjet. Varësisht gjendjes së gruas, rrethanave dhe ambientit të femrës, ajo gjithashtu mund të ketë ciklin e saj të parë kur ajo është më e re ose më e vjetër se kaq.

Dijetarët kanë mendime të ndryshime nëse gruaja ka një moshë fikse kur i vie cikli i saj i parë, a mund të vie para apo pas kësaj moshe? Apo gjaku që vie para ose pas kësaj moshe konsiderohet çrregullim dhe jo gjak menstrual? Siç thashë dijetarët kanë mendime të ndryshme lidhur me këtë.

Ed-Darimi, pasi përmendi të gjitha mendimet tha:

”Unë besoj se të gjitha janë gabim. E gjitha ka të bëjë me ekzistencën. Pavarësisht sasisë, gjendjes dhe moshës gjaku duhet të konsiderohet si gjak menstrual dhe Allahu e di më së miri. ”1

Mendimi i Darimiut është i saktë dhe këtë mendim gjithashtu e ka zgjedhur edhe Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh. Pra në kohën kur gruaja e sheh gjakun e saj menstrual ajo konsiderohet se e ka ciklin e saj mujor edhe nëse ajo është më e re se nëntë ose më e vjetër se pesëdhjetë vjet. Sepse Allahu dhe i dërguarit i Tij kanë lidhur dispozitat e ciklit mujor me ekzistimin e tij dhe jo me një moshë të caktuar. Kështu, që është e detyrueshme për t’iu referuar ekzistencës me të cilën lidhen gjykimet. Kurse për të kufizuar ciklin mujor në një moshë të caktuar kërkohet dëshmi nga Kurani dhe Sunneti, e cila nuk ekziston.


1  El-MexhmuSherh al-Muhedhdheb (1/386).

Shpërndaje: