Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

2.Gjykimi për mos faljen e namazit

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Hukm Tarik-is-Salah
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Kjo çështje është një nga çështjet kryesore për të cilën dijetarët e të gjitha kohërave kanë pasur mospajtime. 

Imam Ahmed bin Hanbeli -rahimehullah- ka thënë:

”Ai që nuk falet është kafir. Mosbesimi i tij është i llojit më të madh dhe e nxjerrë atë nga feja. Ai duhet të ekzekutohet1 nëse nuk pendohet dhe nuk fillon të falet.”

Ebu Hanife, Maliku dhe Shafiu kanë thënë:

”Ai është mëkatar por nuk del nga feja.”

Pastaj ata u ndanë. Maliku dhe Shafiu ka thënë:

”Ai duhet të ekzekutohet si mëkatar.”

Ebu Hanife ka thënë:

”Ai duhet të dënohet pa u ekzekutuar.”

Fakti se ka mendime të ndryshme mbi këtë çështje, është e detyrueshme që t’i a referojmë atë librit të Allahut -te ala- dhe sunnetit të dërguarit të Tij ﷺ.

1.Allahu -te ala- ka thënë:

“Për çdo gjë që nuk pajtoheni, gjykimi për të është te Allahu.” 42:10

“O ju që besuat, bindjuni Allahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Dhe nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, kthejeni atë çështje për gjykim tek Allahu (tek libri i Tij) dhe tek i dërguari i Tij (sunneti i të dërguarit) nëse i besoni Allahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.” 4:59

Mendimi i asnjërit nga ata që kundërshtohen mes veti nuk përbën argument kundër tjetrit sepse secili beson se mendimi i tij është i saktë. As nuk është njëri mendim më prioritar se tjetri që të pranohet. Pra, është e detyrueshme që t’i referohet çështja një gjykimi që i gjykon ato të dy mendimet e që është libri i Allahut -te ala- dhe sunneti i të dërguarit të Tij ﷺ. Nëse ia referojmë mosmarrëveshjen Kuranit dhe sunnetit, ne shohim se të dyja dëshmojnë se ai që nuk falet është kafir, mosbesimi i të cilit e nxjerrë atë nga feja.


1 https://www.perlatmuslimane.com/kush-i-zbaton-gjykimet-dhe-denimet-e-sheriatit/

Shpërndaje: