Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

2.Dhe uji i tij është pastrues…

Autori i librit: Hafidh Ibn Haxher el-Askalani
Shpjegues: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Esh-Sherh el-Mukhtasar ala Bulugh-il-Maram
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Hafidh Ibn Haxher el-Askalani -rahimehullah- ka thënë:

1 – Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- transmeton se i dërguari i Allahut ka thënë në lidhje me detin:

“Uji i tij është pastrues dhe kafshët e ngordhura të tij janë të lejuara.”

Transmetuar nga ata katër dhe Ibn Ebi Shejbeh dhe formulimi është i tij. Është vërtetuar nga Ibn Khuzejmeh, Tirmidhi, Maliku, esh-Shafi’i dhe Ahmedi.

Shpjegimi

Se uji i tij është pastrues është përgjithësisht dhe vlen për të gjitha ujërat e deteve, duke përfshirë moçalet dhe rrjedhat e shiut. Të gjitha këto janë pastruese. Si rregull, të gjitha shijërat dhe ujërat nëntokësorë janë pastrues. Këto ujëra janë edhe të pastër edhe pastrues. Uji i rrjedhshëm është pastrues pavarësisht nëse rrjedh nga lugina, përrenj ose këneta. Të gjitha këto janë pastruese pavarësisht nëse ato kanë qenë për një kohë të gjatë apo të shkurtë.

Nëse vjen tek një moçal t’i merr abdes dhe bësh dush me ujin e tij, mos pyet nëse është i papastër ose i pastër. Në parim ai është pastrues.


1 Ebu Daudi (83), Tirmidhi (69), Nesai (59), Ibn Maxheh (386), Ibn Ebi Shejbeh (1/131), Ibn Khuzejmeh (111), Maliku (43), esh-Shafi’i në ”el-Musned” (1/7) dhe Ahmedi (14594).

Shpërndaje: