Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

2.I mençuri dhe sinqeriteti

Imam Muhammed bin Hiban el-Busti
Raudatul-Ukala ue Nuz’hetul-Fudala
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

1 – Profeti ﷺ ka thënë:

“Me të vërtetë thënia e të vërtetës të çon në bërjen e veprave të mira dhe veprat e mira të çojnë në xhenet! Vërtet, njeriu vazhdon të jetë i sinqertë (në fjalë e vepra) derisa shkruhet tek Allahu i sinqertë. Ndërsa me të vërtetë gënjeshtra të çon në shthurje dhe ligësi, dhe shthurja dhe ligësia të çojnë në zjarr! Vërtet, njeriu vazhdon të gënjejë derisa shkruhet tek Allahu gënjeshtar.”

Transmeton Bukhari (6094) dhe Muslimi (2607).

2 – Allahu -xhela ue ala- ka nderuar gjuhën mbi të gjitha gjymtyrët e tjera të trupit. E ka ngritur atë në shkallën më të lartë, dhe e ka sqaruar këtë ndershmëri ngase i ka dhënë asaj mundësinë që të flasë dhe të shprehë teuhidin ndryshe nga gjymtyrët e tjera të trupit. Prandaj i mençuri nuk duhet që këtë gjymtyrë që është krijuar për teuhid ta përdorë në gënjeshtër.

Përkundrazi ai është i detyruar të sigurohet që ajo të thotë gjithmonë të vërtetën dhe të thotë atë që i sjell dobi në të dyja jetët. Sepse gjuha vepron sipas asaj me të cilën është mësuar. Në qoftë se është edukuar me të vërtetën, ajo do ta flasë të vërtetën, e në qoftë se është mësuar me gënjeshtrën, ajo vetëm do të gënjejë.

3 – Ismail bin UbejdiLah ka thënë:

“Abdul-Melik bin Meruani më tha: “Mësoja bijve të mi sinqeritetin ashtu siç ia mëson Kuranin. Mbaj larg gënjeshtrës edhe nëse u rrezikohet jeta.”

4 – Ali el-Behdelij ka thënë:

“Kam qenë me Ibn Umerin -radijAllahu anhu- kur një irakian i tha atij: “Ti bir i hipokriti!”

Ibn Umeri i tha:

“Mjerë për ty! Hipokriti kur flet, gënjen, kur premton, e thyen premtimin, kur i besohet, tradhton.”

5 – Fudejl bin Ijad ka thënë:

“Nuk ka asnjë pjesë mishi të që e do Allahu më shumë sesa gjuhën e sinqertë, dhe nuk ka asnjë pjesë mishi që Allahu e urren më shumë sesa gjuhën gënjeshtare.”

6 –  Çdo gjë me të cilën zbukurohesh është e lehtë ta gjesh dhe ta huazosh përveç gjuhës e cila nuk thotë përveç asaj me të cilën është mësuar. Sinqeriteti e shpëton njeriun, ndërsa gënjeshtra e shkatërron atë. Ai që kontrollon gjuhën do të zgjidhet udhëheqës i popullit të tij. Ndërsa ai që gënjen shumë nuk të le hapësirë që t’i besosh për asgjë. Nuk ka mundësi të gënjejë njeriu derisa mos ta konsiderojë gënjeshtrën si diçka normale.

7 – Muhammed bin Ka’b el-Kuradhi ka thënë:

“Gënjeshtari gënjen sepse e sheh veten e tij të pa vlerë.”

8 – Nëse dëmi i vetëm i gënjeshtrës do të ishte se nuk konsiderohesh i sinqertë, kjo do të mjaftonte që të folurit e së vërtetës të jetë obligim. Një nga pasojat e gënjeshtrës është se gënjeshtari harron atë thotë. Dhe pasi që është kështu, gënjeshtari i shëmbëllen atij i cili në vazhdimësi thërret në poshtërimin e vetvetes.

9 – Nasr bin Ali el-Xhehdemij ka thënë:

“Allahu na ka ndihmuar neve kundër gënjeshtarëve duke bërë që ata të harrojnë atë që thonë.”

10 – Ez-Zuhri ka thënë:

“Sikur ta kishe parë Tausin, menjëherë do ta kishe kuptuar se ai nuk gënjen kurrë.”

11 – Gjuha është kafshë grabitqare. Nëse e frenon, ajo shpëton, e nëse e lë të lirë, ajo e kafshon madje edhe pronarin e saj. Gënjeshtari zbulohet përmes gjuhës së tij. I mençuri nuk futet në diçka për të cilën nuk ka dije, por akuzohet për dijen që e ka. Prijësi i mëkateve është gënjeshtra. Gënjeshtra shfaq anët e këqija dhe fsheh anët e mira të njeriut. Nuk lejohet të përhapësh diçka sapo e dëgjon atë ngase ai që përhap gjithçka që dëgjon ia ul vlerën mendimeve të tij dhe shkatërron besimin që njerëzit e kanë ndaj tij.

12 – Ibn Mesudi -radijAllahu anhu- ka thënë:

“Është e mjaftueshme që besimtari të bjerë në gënjeshtër nëse flet gjithçka që dëgjon.”

13 – Isa bin Merjem ﷺ ka thënë:

“E përgëzoj me xhenet atë që e ruan gjuhën e tij, e zgjeron shtëpinë e tij dhe qan për gabimet e veta.”

14 – Sinqeriteti e ngrit njeriun në të dy botët, ndërsa gënjeshtra e ulë atë në të dy botët. Nëse sinqeriteti nuk do të ishte tipar lavdërueshëm përveçse kur njeriu të njihet me këtë tipar (sinqeritetin) do të pranohej edhe gënjeshtra e tij dhe do të konsiderohej e vërtetë, do të ishte e detyrueshme për të mençurin që ta mësojë gjuhën e tij të flasë vetëm të vërtetën dhe t’i shmanget gënjeshtrës. Ndonjëherë heshtja është më e mirë sesa të folurit sepse çdo herë që gabon kur të flasësh, në këtë rast ishte më mirë që të heshtësh.

15 – Umer bin Khatabi -radijAllahu anhu- ka thënë:

“Nuk do ta shijojë robi besimin e vërtetë përderisa nuk i braktis grindjet edhe pse ka të drejt dhe përderisa nuk braktis gënjeshtrën kur ai bën shaka edhe nëse është i sigurt se do t’i bëjë njerëzit të qeshin.”

16 – Abdullah bin Amri -radijAllahu anhu- ka thënë:

“Braktise atë që nuk të përket, mos flit për atë që nuk ka të bëjë me ty dhe ruaje gjuhën tënde ashtu siç i ruan parat tua.”

17 – Njeriut të mençuri nuk i lejohet të jetë i tolerueshëm me gjuhën e tij. Ai që flet shumë, bën gabime të shumta. Ndërsa, gabimet tuaja mund të reflektojnë edhe tek të tjerët. Në këtë mënyrë bën veprime të cilat sjellin rezultate të pariparueshme. Plaga e gjuhës nuk shërohet dhe ajo që gjuha pret, nuk kthehet në vendin e saj. Kur fjala e lëndon zemrën, nuk mund të shërohet për një kohë të gjatë dhe shërohet vetëm pas një trajtimi vërtet intensiv.

18 – Plagët e gjuhës nuk shërohen kurrë dhe ajo që gjuha pret nuk kthehet asnjëherë në vendin e saj. Kur fjala lëndon zemrën, ajo nuk mund të shërohet për një kohë të gjatë dhe kjo arrihet vetëm pas një trajtimi intensiv.

19 – Ka njerëz të cilët nderohen vetëm për shkak të kujdesit që kanë në të folur dhe ka të tillë që poshtërohen vetëm për shkak të moskujdesit në të folur. Ndërsa, i mençuri nuk mund të jetë me të poshtëruarit.

20 – Ibn Sirin ka thënë:

“Fjalët e tepërta peshojnë më rënd sesa gënjeshtra e komikut.”

Shpërndaje: