“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

2.Kushti i dytë i namazit – mendja

Autor: Imam Muhammed Ibn Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Esh-Sherh El-Mumtez, fq. 63
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam dhe imam Muhammed ibn Abdil-Uehab -rahimehullah- ka thënë:

Kushti i dytë është mendja e cila është e kundërta e çmendurisë. I çmenduri nuk është përgjegjës për veprimet e tij derisa ai të jetë i vetëdijshëm. Argument për këtë është hadithi:

”Pena është ngritur nga tre persona; nga ai i cili është duke fjetur derisa të zgjohet,, nga i çmenduri derisa të shërohet dhe nga fëmija derisa të arrijë moshën e pubertetit.”1

Shpjegimi

Personi duhet të ketë mendjen me të cilën ai bën dallimin ndërmjet gjërave të dëmshme dhe të dobishme, të mirës dhe të keqes. Një person i cili është i çmendur ose vuan nga një paaftësi mendore në mënyrë që atij i mungon kjo aftësi për t’i dalluar gjërat, nuk ka namaz për të.

Profeti ﷺ ka thënë:

”Pena është ngritur nga tre persona; nga ai i cili është duke fjetur derisa të zgjohet,, nga i çmenduri derisa të shërohet dhe nga fëmija derisa të arrijë moshën e pubertetit.”


1 Ebu Daudi (4405) dhe Ahmedi (1362). Saktësuar nga Albani në “el-Irua” (2/5).

Shpërndaje: