Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

2.Mendimet e ndryshme lidhur me kaderin

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Kada uel-Kadar, nga libri Mexhmu-ul-Fataua (5/216-217)

Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com

O ju vëllezër: Umeti Islam është ndarë në tre grupe lidhur me kaderin:

Grupi i parë: Xhebritë kanë shkuar në ekstrem lidhur me besimin në kader. Ata ia kanë rrëmbyer njeriut aftësinë dhe zgjedhjen duke thënë se robi nuk mund të veproj e as të zgjedh, por ai është i shtyrë pa patur mundësi të zgjedh. Ata e ngjasojnë atë si pema e goditur nga era. Ata nuk bëjnë asnjë dallim midis veprimit vullnetar të robit dhe veprimit të pavullnetshëm. Nuk ka dyshim se këta njerëz kanë humbur rrugën. Sepse domosdoshmërisht është e njohur me fe, logjikë dhe zakon se njeriun bën dallimin midis një vepre vullnetare dhe një vepre të detyruar.

Grupi i dytë: Kaderitë kanë shkuar në ekstrem lidhur me besimin se e tërë mundësia dhe zgjedhja është në dorën e njeriut. Ata shkojnë aq larg sa që mohojnë vullnetin e Allahut (te ala), zgjedhjen dhe krijimin e veprimit të robit. Ata pretendojnë se robi vepron në mënyrë të pavarur. Disa prej tyre janë aq ekstrem saqë thonë se Allahu (te ala) nuk e di se çfarë robërit do të veprojnë derisa ata të veprojnë atë. Edhe këta kanë shkuar në ekstrem të madh në besimin lidhur me veprat dhe zgjedhjen e robit.

Grupi i tretë: Janë besimtarët të cilët janë udhëzuar nga Allahu në të vërtetën në ato çështje në të cilat ka kundërshtime mes njerëzve. Ata janë Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati. Ata kanë ndjekur rrugën mesatare e cila qëndron mbi argumente të sheriatit dhe logjikës. Ata thonë se veprat që Allahu (te ala) krijon në gjithësi përbëhen nga dy lloje:

E para: Veprat të cilat Allahu (tebarek ue te ala) i vepron në krijesat e Tij. Këtu askush nuk mund të zgjedhë. Shembuj të këtyre veprimeve janë shiu, bimët, jeta, vdekja, sëmundja, shëndeti dhe shumë fenomene të tjera që shihen në krijesat e Allahut (te ala). Zgjedhja dhe vullneti i askujt nuk ndikonë këtu. Çdo gjë ka të bëjë vetëm me Allahun (te ala), i vetmi që sundon mbi çdo gjë me fuqi të pakufizuar dhe vullnet.

E dyta: Veprimet që i bën çdo krijesë që posedon dëshirën. Këto veprime ndodhin me zgjedhjen dhe vullnetin e vepruesit. Sepse Allahu (te ala) i ka lejuar që ata t’i zotërojnë ato vepra.

لِمَن شَاء مِنكُمْ أَن يَسْتَقِيمَ

”Për ata nga ju që duan të pasojnë rrugën e vërtetë.” 1

مِنكُم مَّن يُرِيدُ الدُّنْيَا وَمِنكُم مَّن يُرِيدُ الآخِرَةَ

”Disa nga ju e dëshirojnë këtë botë, e disa nga ju dëshirojnë botën tjetër.” 2

فَمَن شَاء فَلْيُؤْمِن وَمَن شَاء فَلْيَكْفُرْ

”Kush të dojë le të besojë, e kush të dojë le të mohojë.” 3

Njeriu e di dallimin mes asaj që ai vepron me vullnetin e tij dhe asaj që vepron me pavullnet duke u detyruar. Njëri zbret vullnetarisht poshtë shkallës nga tavani dhe ai e di se ajo që po vepron është me zgjedhjen e tij. Por nëse ndodh që ai të bjerë poshtë nga tavani atëherë e di se kjo ishte e pavullnetshme. Ai e di dallimin midis dy veprimeve dhe e di se e para ishte me vullnet ndërsa tjetra ishte e pavullnetshme. Këtë e di çdo njeri.


1 81:28

2 3:152

3 18:29

Shpërndaje: