Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

2.Obligimi i robit ndaj fesë së Allahut

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fet’h Rabb-il-Barijjeh bi Talkhis-ul-Hamauijjeh

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Robi është i detyruar të pasojë atë që ka thënë Allahu (te ala), i dërguari i Tij Muhammedi , kalifët e udhëzuar prej sahabëve dhe pasuesit e tyre të drejtë sepse Allahu e ka dërguar Muhammedin me argumente të qarta dhe udhëzim. Ai i obligoi të gjithë njerëzit që ta besojnë atë dhe që ta pasojnë atë në vepra dhe në besim.

Allahu (te ala) ka thënë:

قُلْ يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنِّي رَسُولُ اللَّهِ إِلَيْكُمْ جَمِيعًا الَّذِي لَهُ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۖ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ يُحْيِي وَيُمِيتُ ۖ فَآمِنُوا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ النَّبِيِّ الْأُمِّيِّ الَّذِي يُؤْمِنُ بِاللَّهِ وَكَلِمَاتِهِ وَاتَّبِعُوهُ لَعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ

“Thuaj (O Muhammed): ”O ju njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut tek të gjithë ju. Është Ai të Cilit i përket sundimi i qiejve dhe i tokës. Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Tij. Ai e jep jetën dhe sjell vdekjen. Kështu pra, besojeni Allahun dhe të dërguarin e Tij, profetin analfabet që e beson Allahun dhe fjalët e Tij, dhe ndiqeni atë në mënyrë që të jeni të udhëzuar.” 7:158

Profeti ka thënë:

”Prandaj kapuni për sunnetin tim dhe sunnetin e kalifëve të drejtë, të udhëzuar e udhëzues që do të vijnë pas meje. Kapuni për të e shtrëngojeni me dhëmballëJu paralajmëroj kundër risive, sepse çdo risi është bidat dhe çdo bidat është devijim.” 1

Kalifët e udhëzuar janë ata që pasuan profetin në dije të dobishme dhe vepra të mira. Ata që kanë më shumë të drejtë për këtë cilësi janë sahabët (radijAllahu anhum). Allahu i ka zgjedhur ata që ta shoqërojnë profetin e Tij dhe që të veprojnë me fenë e Tij. Allahu (te ala), i Cili është i Gjithëdijshmi e i Gjithëurti nuk do të zgjidhte një shoqëri për profetin e Tij nëse ata nuk do të posedonin besimin më të plotë, mendjen më të fortë, veprat më të mira, vendosmërinë më të fortë e udhëzimin më të drejtë. Prandaj ata kanë më së shumti të drejtë që të pasohen pas profetit . Pastaj vijnë imamët e fesë që ishin të njohur për udhëzim e drejtësi.


1 Ebu Daudi (4607), Tirmidhi (2676) dhe Ibn Maxheh (34). Autentik sipas Albanit në ”el-Irua” (2455).

Shpërndaje: