Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

2.Obligueshmëria për të hyrë në Islam

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Burimi: Fadl-ul-Islam, fq. 10-12

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (te ala) ka thënë:

وَمَن يَبْتَغِ غَيْرَ ٱلْإِسْلَٰمِ دِينًا فَلَن يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِى ٱلْءَاخِرَةِ مِنَ ٱلْخَٰسِرِينَ

E kush kërkon fe tjetër përveç fesë Islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në jetën e pastajme do të jetë nga të humburit.” 1

إِنَّ ٱلدِّينَ عِندَ ٱللَّهِ ٱلْإِسْلَٰمُ

”Feja e vetme e pranuar tek Allahu është Islami.” 2

وَأَنَّ هَٰذَا صِرَٰطِى مُسْتَقِيمًا فَٱتَّبِعُوهُ ۖ وَلَا تَتَّبِعُوا۟ ٱلسُّبُلَ فَتَفَرَّقَ بِكُمْ عَن سَبِيلِهِۦ

“Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni e mos shkoni rrugëve të tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij.” 3

Muxhahidi ka thënë:

”Rrugët e tjera d.m.th. janë bidatet dhe dyshimet.”

Aishah (radijAllahu anha) transmeton se i dërguari i Allahut ka thënë:

”Kushdo që shpik diçka në fenë tonë që nuk i përket asaj, ajo do t’i refuzohet.” 4

Në një transmetim tjetër thotë:

“Kushdo që vepron diçka që nuk i përket fesë tonë, ajo do t’i refuzohet.” 5

Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi.

Bukhari transmetoi nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) se i dërguari i Allahut ka thënë:

”I tërë umeti im do të hyjnë në xhenet përveç atyre që refuzojnë.” Ata thanë: ”O i dërguari i Allahut! Kush refuzon?” Ai tha: ”Ai që më bindet mua hyn në xhenet dhe ai që më kundërshton mua ka refuzuar (të hyj në xhenet).” 6

Bukhari ka transmetuar nga Ibn Abbasi (radijAllahu anhuma) se i dërguari i Allahut ka thënë:

”Njerëzit që Allahu i urren më së shumti janë tre; një mëkatar në Harem, ai i cili dëshiron të ketë tradita të xhahilijetit në Islam dhe ai që kërkon padrejtësisht të derdhë gjakun e muslimanit.” 7

Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh (rahimehullah) ka thënë:

”Tradita të xhahilijetit përfshinë çdo xhahilijet si ato të pakufizuara ashtu edhe ato të kufizuara tek një person i veçantë, si një jehudi, nasrani, idhujtarë ose kushdo tjetër që e kundërshton atë që të dërguarit predikuan.”

Bukhari ka transmetuar nga Hudhejfe i cili tha:

”O dijetarë! Qëndroni në rrugën e drejtë! Nëse e bëni këtë me siguri do të arrini të parët dhe në qoftë se ju shkoni në të majtë dhe të djathtë, atëherë keni devijuar në mënyrë të qartë.” 8

Muhammed bin Uadhah tregoi se si Hudhejfe hyri në xhami dhe tha: ”Sufjan bin Ujejneh na informoi, nga Muxhalid bin Seid, nga Amir esh-Sha’bi nga Masruki i cili i tregoi se Abdullah bin Mesudi (radijAllahu anhu) ka thënë:

”Nuk kalon një vit vetëm se pas tij do të vijë vit më i keq. Unë nuk po them se një vit është më me shumë shi apo më pjellorë se tjetri, as se një udhëheqës është më i mirë se tjetri, por kam për qëllim se dijetarët dhe të mirët tuaj vdesin. Pastaj shfaqen njerëz të cilët i vlerësojnë gjërat sipas epsheve të tyre dhe kështu Islami rrënohet dhe shkatërrohet.” 9


1 Al-Imran 3:85.

2 Al-Imran 3:19.

3 En-Aam 6:153.

4 Bukhari (2697) dhe Muslimi (1718).

5 Muslimi (1718).

6 Bukhari (7280).

7 Bukhari (6882).

8 Bukhari (7282).

9 el-Bid’ah, fq. 61-62.

Shpërndaje: