Alameh Ahmed Shakir, shejkh Abdurr-Rrazak bin Afifi, alameh Abdurr-Rrahman el-Uekil, shejkh Muhammed Khalil el-Harras, shejkh Muhammed Hamid el-Faki dhe të tjerë
Burimi: Revista el-Hadi en-Nebeui (1365/6)
Kompilimi: Muhammed bin Iuadh bin Abdil-Ghani
Referimi: Lamahat an Dauat-il-Ikhuan el-Muslimin, fq. 9-10
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Zhvillimi i dytë:
Zhvillimi i dytë u publikua në revistën ”Akhiru Sa’ah” të publikuar të premten, 5 prill 1946. Atëherë iu dha liderit të el-Ikhuan el-Musliminëve një propozim nga koptët, që t’i quajnë el-Ikhuan el-Muslimun ”el-Ikhuan el-Misrijun” në mënyrë që shumë koptë t’u bashkohen atyre. Propozimi është padyshim fryt i zhvillimit të parë.
Cila fe ka mbetur tek el-Ikhuan el-Musliminët, kur të gjithë njerëzit pa dallim feje janë vëllezërit e tyre? Dhe në qoftë se ata kundërshtojnë fjalët e Allahut (te ala):
إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ إِخْوَةٌ
”Vetëm besimtarët janë vëllezër.” 1
ata e interpretojnë këtë ajet, se vëllezër janë besimtarët që besojnë në ideologjinë e vet.
Për sa i përket teksteve të qarta që paralajmërojnë për të mos marrë si vëllezër ata që nuk janë besimtarë siç janë fjalët e Allahut (te ala):
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ لاَ تَتَّخِذُواْ الْيَهُودَ وَالنَّصَارَى أَوْلِيَاء بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاء بَعْضٍ وَمَن يَتَوَلَّهُم مِّنكُمْ فَإِنَّهُ مِنْهُمْ
”O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as nasarat. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre.” 2
kështu që lideri i përgjithshëm (Hasan el-Benna) mundet me siguri të gjej një interpretim që i përshtatet atij pasi që ai është shumë dinak dhe shumë të kokëfortë.
1 49:10.
2 5:51.