“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

20.Allahu ringjall krijesat pa vështirësi

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: et-Ta’likat el-Mukhtasarah alal-Akidah et-Tahauijjeh, fq. 40-42

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ebu Xha’fer el-Uarrak et-Tahaui (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

15 – Allahu i ringjall krijesat pa vështirësi.

Shpjegimi

I përket çudirave të mundësisë së Tij se Ai i dërgon vdekjen krijesave dhe i bën të shuhen në tokë dhe të bëhen pluhur saqë injorantit mund t’i shkoj mendja se Allahu (azze ue xhel) nuk mund ta ringjallë atë. Por ringjallja nuk është aspak e vështirë për Të:

مَّا خَلْقُكُمْ وَلَا بَعْثُكُمْ إِلَّا كَنَفْسٍ وَاحِدَةٍ

 “Krijimi dhe ringjallja juaj nuk është më e rëndë se krijimi i një qenieje (një njeriu të vetëm).”1

وَهُوَ الَّذِي يَبْدَأُ الْخَلْقَ ثُمَّ يُعِيدُهُ وَهُوَ أَهْوَنُ عَلَيْهِ

 “Është Ai i Cili e fillon krijimin, pastaj do ta përsërisë atë (pasi të jetë shuar) dhe kjo është edhe më e lehtë për Të.” 2

Idhujtarët mohonin ringjalljen pasi që ata mendonin se ajo është e pamundur. Allahu tha se ata thanë:

مَنْ يُحْيِي الْعِظَامَ وَهِيَ رَمِيمٌ قُلْ يُحْيِيهَا الَّذِي أَنشَأَهَا أَوَّلَ مَرَّةٍ وَهُوَ بِكُلِّ خَلْقٍ عَلِيمٌ

“Kush do t’i ngjallë eshtrat kur të kalben?” Thuaj: “Do t’i ngjallë Ai që i krijoi ato për herë të parë; Ai ka njohuri të plotë për çdo krijesë.”3

Në fillim Allahu (subhanehu ue te ala) i krijoi krijesat nga asgjëja. A nuk mundet Ai që e krijoi atë nga asgjëja ta kthejë prapë? Kjo është nga aspekti logjik, përndryshe Allahu nuk krahasohet me krijesat. Ky është vetëm për të marrë një shembull:

وَلَهُ الْمَثَلُ الْأَعْلَى

”Atij i përket shembulli më i lartë.”4

Kjo e refuzon njeriun mohues, Allahu (te ala) ka thënë:

وَضَرَبَ لَنَا مَثَلًا وَنَسِيَ خَلْقَهُ

 “Ai na sjell shembull, duke harruar krijimin e vet.”5

Njeriu harron se ka pasur një kohë kur njeriu nuk ekzistonte fare:

هَلْ أَتَى عَلَى الْإِنسَانِ حِينٌ مِّنَ الدَّهْرِ لَمْ يَكُن شَيْئًا مَّذْكُورًا

 “Pa dyshim ka qenë kohë e gjatë (ajo), e që njeriu nuk është përmendur (nuk ka ekzistuar).” 6

Ai harron se Allahu e krijoi atë nga asgjëja. Pastaj Ai do të ribashkojë eshtrat e tyre të shpërndara dhe mishrat e copëtuara, dheun që është tretur, edhe këto ndjenja të përziera do t’i kthejë siç kanë qenë:

وَمِنْ آيَاتِهِ أَن تَقُومَ السَّمَاء وَالْأَرْضُ بِأَمْرِهِ ثُمَّ إِذَا دَعَاكُمْ دَعْوَةً مِّنَ الْأَرْضِ إِذَا أَنتُمْ تَخْرُجُونَ

”Nga argumentet e Tij është se qielli dhe toka qëndrojnë me urdhrin e Tij, pastaj kur t’ju thërrasë Ai, me një të thirrur, ju përnjëherë do të dilni nga toka (do të ringjalleni).”7

وَنُفِخَ فِي الصُّورِ فَصَعِقَ مَن فِي السَّمَاوَاتِ وَمَن فِي الْأَرْضِ إِلَّا مَن شَاء اللَّهُ ثُمَّ نُفِخَ فِيهِ أُخْرَى فَإِذَا هُم قِيَامٌ يَنظُرُونَ

”Dhe do t’i fryhet surit dhe bie i vdekur çka ka në qiej dhe çka ka në tokë përveç atyre që do Allahu (të mos vdesin). Pastaj do t’i fryhet për herë të dytë dhe ja kur! Kur t’i shohësh, ata të ngritur (shikojnë) e presin.”8

Është fryrja në sur për herë të parë që shkakton frikë dhe vdekje. Me fryrjen  e dytë të surit, ringjallja ndodhë:

وَنُفِخَ فِي الصُّورِ فَإِذَا هُم مِّنَ الْأَجْدَاثِ إِلَى رَبِّهِمْ يَنسِلُونَ قَالُوا يَا وَيْلَنَا مَن بَعَثَنَا مِن مَّرْقَدِنَا هَذَا مَا وَعَدَ الرَّحْمَنُ وَصَدَقَ الْمُرْسَلُونَ

“Dhe do t’i fryhet surit (për herë të dytë) dhe ja, ç’të shohësh! Nga varret do të dalin me të shpejt drejt Zotit të tyre. Do të thonë: “Mjerë ne! Kush na ka ngritur nga vendi ynë i gjumit?” Kjo është çfarë iu pati premtuar i Gjithëmëshirshmi dhe të dërguarit thanë të vërtetën.”9

Allahu pra mund të bëjë çdo gjë. Kjo u kundërpërgjigjet mohuesve, të cilët nuk besojnë se Allahu mund të ringjallë të vdekurit sikurse ata ishin. Allahu (te ala) ka thënë:

أَيَحْسَبُ الْإِنسَانُ أَلَّن نَجْمَعَ عِظَامَهُ بَلَى قَادِرِينَ عَلَى أَن نُّسَوِّيَ بَنَانَهُ

 “A mendon njeriu se Ne nuk do ti mbledhim eshtrat e tij? Po, sigurisht! Ne jemi të Zotë t’i vëmë e t’i rendisim në mënyrë të përkryer shenjat e gishtave të tij.”10

Në këtë mënyrë shfaqet aftësia, dëshira dhe vullneti i Allahut. Asgjë nuk është e pamundur për Të. Për fat të keq disa e krahasojnë Allahun me krijesat e Tij prandaj ata besojnë se ringjallja është e pamundur. Sipas tyre kjo është e pamundur por ata nuk meditojnë mbi aftësinë e Allahut. Ata e nënvlerësojnë Allahun gjë e cila dëshmon injorancën e tyre në lidhje me Allahun (azze ue xhel).


1 31:28

2 30:27

3 36:78

4 30:27

5 36:78

6 76:1

7 30:25

8 39:68

9 36:51-52

10 75:3-4

Shpërndaje: