Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: Esbab Istikamat-ish-Shebab ue Baua’ith Inhirafihim, fq. 24
Përktheu: Valdet Gashi
20 – Ata përpiqen për arritjen e pushtetit. Ata shfrytëzojnë figurat e tyre që në të gjitha mënyrat t’u shërbejnë metodologjisë së tyre. Prandaj i sheh ata se si i luftojnë pushtetarët të cilët i konsiderojnë të jenë adhurues të idhujve në Hakimijeh1. Ata nuk kujdesen për idhujtarinë në adhurim të cilën të gjithë të dërguarit e luftuan dhe i këshilluan njerëzit që të lirohen prej saj. Zëdhënësi i tyre tha kur ai refuzoi Selefitë:
“Na lëni nga idhujtaria e të vdekurve, ata kanë vdekur. Ne jemi të detyruar që të luftojmë idhujtarinë e të gjallëve.”
Ai ka për qëllim pushtetarët
1 Fjala “Hakimijeh” është një term i shpikur që shpesh përdoret nga Kutbitë dhe pasuesit e tyre.