Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Prej të drejtave të burrit nga gruaja e tij është se ajo duhet që të jetë e zellshme që të mos e zemërojë atë dhe mos të zemërohet me të. Nëse ajo zemërohet prej tij apo zemërohet me të, ajo duhet të kthehet dhe ta kënaq atë.
Thotë profeti ﷺ:
“Gratë tuaja nga banoret e xhenetit janë ato që janë të dashura, frytdhënëse, dhe janë të kthyeshme nga lëndimet që ia ka bërë burrit apo nga lëndimet që ia ka bërë ai.”
Ndërsa në një transmetim tjetër thotë:
“Kur ai zemërohet, ajo shkon tek ai dhe vë dorën e saj mbi dorën e tij dhe thotë: “Pasha Allahun, nuk do të bëj gjumë derisa të jesh i kënaqur me mua.”
Transmeton Nesai (5/9139) dhe Tabarani (12/12468), formulimi është i Nesait.
Gruaja e devotshme dhe e bereqetshme frikësohet që burri i saj të zemërohet me të, pasi ajo e din se profeti ﷺ ka thënë:
”Namazi i tre personave nuk kalon përtej veshëve të tyre:
– Robi që arratiset nga zotëria i tij derisa të kthehet tek ai.
– Gruaja që fle natën ndërsa burri i saj është i hidhëruar me të.
– Imami që iu prinë njerëzve në namaz ndërsa ata e urrejnë atë.
Transmeton Tirmidhi (360) i cili ka thënë: “Hadithi është i mirë dhe i huaj.” I mirë sipas Albanit në “Sahih-ut-Targhib (487)” .
Gruaja e bereqetshme kur mërzitet me burrin e saj, nuk e bojkoton atë dhe nuk largohet nga krevati i tij kurrë edhe nëse është e mërzitur sepse ajo e din se profeti i saj, i besueshmi dhe i besuari ﷺ ka thënë:
”Nëse gruaja fle duke e braktisur shtratin e burrit të saj, engjëjt e mallkojnë atë derisa të kthehet.”
Transmeton Bukhari (5194) dhe Muslimi (1436), formulimi është al-Bukharit.
Ku janë gratë në lidhje me këtë? Ku janë gratë e kësaj kohe? Ku janë disa gra të cilat kur zemërohet ndonjëra prej tyre, e merr valixhen e saj dhe shkon tek prindërit e saj, dhe qëndron atje disa ditë. Familja e saj e pengon burrin e saj dhe e ndalojnë atë nga të drejtat e tij, dhe nuk e nxisin gruan që të kthehet tek ai. Ata nuk e edukojnë dhe as nuk e mësojnë atë. A nuk është kjo prej atyre që kanë bojkotuar krevatin e burrit të tyre? Pasha Allahun ajo është prej tyre, ajo është larguar nga krevati i burrit të saj dhe profeti i saj ﷺ e ka lajmëruar atë:
”Nëse gruaja fle duke e braktisur shtratin e burrit të saj, engjëjt e mallkojnë atë derisa të kthehet.”
Ai ﷺ gjithashtu ka thënë:
”Kur burri e thërret gruan e tij në shtrat por ajo refuzon dhe burri fle duke qenë i hidhëruar me të, engjëjt do ta mallkojnë atë deri në mëngjes.”
Transmeton Bukhari (3238) dhe Muslimi (1436), formulimi është Bukharit.