Imam Ebu Bekr Muhamed bin El-Husajn El-Axhurri (v. 360)
Një përmbledhje nga libri “Esh-Shari’ah”
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
175 – Malik bin Enesi transmeton nga xhaxhai i tij Ebu Suhejl bin Malik i cili ka thënë:
“Një ditë isha duke ecur jashtë me Umer bin Abdul-Azizin (rahimehullah). Ai donte mendimin tim mbi Kaderitë. I thashë se duhet t’u kërkohet atyre që të pendohen. Nëse nuk pendohen ata duhet të ekzekutohen. Ai tha: “Ky është mendimi im gjithashtu.” Maliku ka thënë: “Ky është mendimi im gjithashtu.”
176 – Amr bin Muhaxhiri ka thënë:
“Umer bin Abdul-Azizi mësoi se Ghajlan bin Muslim e mohonte kaderin. Ai dërgoi një person që ta sillte dhe e burgosi atë për një kohë. Pastaj ai e lejoi Ghajlanin që të hyj tek ai dhe i tha: “O Ghajlan, çfarë është ajo që kam dëgjuar se ti thua?” Ai tha: “Po, o prijës i beismtarëve. Vërtetë Allahu (azze ue xhel) thotë:
“A nuk ka qenë mbi njeriun një periudhë kohore, kur ai nuk ishte asgjë për t’u përmendur? Vërtet që Ne e krijuam njeriun nga Nutfah (pika) lëngu i bashkuar (të derdhura nga burri dhe nga gruaja), me qëllim që ta provojmë atë, kështu që Ne e bëmë atë dëgjues (dhe), shikues. Vërtet që Ne ia treguam atij rrugën që ai të jetë ose falënderues, ose mosmirënjohës (mohues).” El-Mulk 76:1-3
Atëherë Umer bin Abdil-Aziz: i tha: “Lexoje fundin e ajetit:
“Por ju nuk mund të dëshironi, pos nëse do Allahu. Vërtet që Allahu është kurdoherë i Gjithëditur, më i Urti Gjithëgjykues. Ai do të shtjerë në Mëshirën e Tij kë të dojë Ai; e sa për dhalimunët (zullumqarët, politeistët, mohuesit), Ai ka përgatitur ndëshkim të dhimbshëm.” El-Mulk 76:30-31
Çfarë thua tani, o Ghajlan?” Ai tha: “Isha i verbër dhe ti më bërë të shohë. Isha i shurdhër dhe ti më bërë të dëgjojë. Unë isha i devijuar dhe ti më udhëzove.” Umeri tha: “O Allah, kryqëzoje robin tënd Ghajlanin nëse ai gënjen.” Ghajlan nuk foli më për kaderin dhe Umeri e lejoi atë të jetë përgjegjës i thesarit në Damask. Pasi Umeri kishte vdekur dhe kalifati ra në duart e Hishamit, ai filloi përsëri të flas për kaderin. Hishami pastaj i dërgoi një emisar të tij për t’ia prerë duart e tij. Pastaj një njeri kaloi pranë tij ndërsa një mizë zbriti në dorën e tij. Ai tha: “O Ghajlan, kjo është vendosur dhe paracaktuar.” Ghajlan tha: “Betohem në Allahun se kjo as nuk është vendosur, e as paracaktuar.” Si rezultat, Hishami dërgoi përsëri një emisar pas tij dhe e kryqëzoi atë.”
177 – Hakim bin Umejr ka thënë:
“I thanë Umer bin Abdul-Azizit: “Ka njerëz që e mohojnë kaderin.” Ai tha: “Shpjegojuani të vërtetën atyre dhe jini të butë ndaj tyre në mënyrë që ata të kthehen tek e vërteta.” Një person tha: “Kjo është e kotë, o prijës i besimtarëve! Ata tashmë e kanë marrë këtë mendim si fe. Ata i thërrasin njerëzit në të.” Umeri mblodhi veten dhe tha: “Këta njerëz meritojnë që t’u nxirren gjuhët e tyre nga gojët e tyre. A ka fluturuar një mizë ndonjëherë nga qielli në tokë pa qenë kjo e paracaktuar?”
178 – Umer bin Abdul- Azizi ka thënë:
“Nëse Allahu (azze ue xhel) kishte dashur që njerëzit të mos bëjnë mëkate ndaj Tij, Ai kurrë nuk do të kishte krijuar prijësin e mëkatarëve Iblisin.”
179 – Kështu duhet të jenë gjithë pushtetarët dhe liderët muslimanë. Në qoftë se u konfirmohet atyre se dikush e mohon kaderin, ata duhet ta ndëshkojnë në mënyrën e përmendur dhe të mos u intereson nëse kjo nuk u pëlqen njerëzve të tjerë.
180 – Ky është argumenti ynë kundër Kaderive; Libri i Allahut, sunneti i të dërguarit të Tij ﷺ, sunneti i sahabëve të tij ﷺ, pasuesit e tyre dhe imamët. Ne braktisim debatet dhe zënkat rreth kaderit sepse ne jemi ndaluar nga kjo. Ne jemi ndaluar që të ulemi me Kaderitë dhe të debatojmë me ta. Ata duhet të bojkotohen, të poshtërohen dhe fyhen. Askush nuk duhet të falet pas tyre. Askush nuk duhet të pranojë dëshminë e tyre. Askush nuk duhet që t’ua jap bijat e tij atyre për martesë. Në qoftë se ata sëmuren, ata nuk duhet të vizitohen. Nëse ata vdesin, nuk duhet prezantuar në varrimin e tyre. Nuk është e detyrueshme për t’iu përgjigjur ftesës dhe martesës së tyre. Nëse ata vijnë tek ne për të kërkuar këshilla, ne i këshillojmë ata dhe ua tregojmë atyre rrugën e drejtë. Nëse ata kthehen tek e vërteta, atëherë elhamduliLah. Ndërsa nëse ata e bëjnë këtë për të debatuar dhe për të bërë zënka, ata duhet të injorohen krejtësisht. Ata duhet të dëbohen dhe duhet paralajmëruar kundër tyre. As nuk duhet folur me ta apo ti jepet selam atyre.