Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

20.Ubejdeh bin el-Harith u dërgua në Thanijjat-ul-Marah

Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Burimi: El-Fusul fi Sirat-ir-Rasul, fq. 41-42
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Në Rabi eth-Thani, profeti (salAllahu alejhi ue selem) dërgoi Ubejdeh bin Harith ibn el-Mutalibin me gjashtëdhjetë apo tetëdhjetë kalorës prej Muhaxhirunëve një burim uji në Hixhas në jug të Thanijjat-ul-Mara. Atje, ata hasën në një turmë të madhe të Kurejshëve të cilët udhëhiqeshin nga Ikrimeh bin Ebi Xhehli. Një tjetër mendim thotë se Mikraz bin Hafs ishte udhëheqësi i tyre. Asnjë luftë nuk shpërtheu përveç se Sad bin Ebi Uekasi (radijAllahu anhu) hodhi një shigjetë ndaj idhujtarëve. Ai ishte i pari që hodhi një shigjetë për hir të Allahut. Atë ditë ikën el-Mikdad bin Amr el-Kindi dhe Utbeh bin Ghazuan (radijAllahu anhume) nga paganët dhe iu bashkuan muslimanëve.

Këto janë dy ekspeditat e para ushtarake në të cilat i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) i dërgoi. Ka mendime të ndryshme rreth asaj se kur ekspedita e parë u zhvillua. Një mendim thotë se që të dyat ndodhën në vitin e parë pas emigrimit. Këtë mendim e ka Ibn Xherir et-Tabari dhe Allahu e di më mirë.

Shpërndaje: