Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

21.Braktisja e sunnetit për shkak se imami është më i ditur rreth sunnetit

 Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 64-65

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com 

E vetmja gjë që me të cilën ata ndoshta mund të argumentojnë kundër nesh është se ata e braktisin një sunnet sepse ata i besojnë imamit të tyre i cili është më i ditur rreth sunnetit. Kjo mund të refuzohet në disa mënyra që do të zgjaste në këtë parathënie. Prandaj unë mjaftohem me një mënyrë dhe them se nuk është vetëm imami juaj që është më i ditur se ju për sunnetin. Ka qindra imamë të tjerë që janë më të ditur se sa ju rreth sunnetit. Nëse një sunnet që ndryshon nga medhhebi juaj sqarohet (dhe zbatohet nga një prej këtyre imamëve), bëhet e detyrueshme që ju ta pasoni atë. Me anë të kësaj argumenti juaj bie. Kundërshtarët e mendimit tuaj do të thonë se ata pasojnë një sunnet sepse ata i besojnë imamit që e pranon atë. Në këtë rast, është më mirë të pasohet ai sesa imami që kundërshton sunnetin. Kjo është e qartë për të gjithë.

Duke thënë këtë unë mund të them se askush nuk ka arsyetim për mos praktikimin e këtij libri që përmban sunnetin e vërtetuar të namazit të tij . Sepse nuk ekziston konsensus se diçka në këtë libër nuk duhet të praktikohet. Nuk ka madje edhe vetëm një çështje të vetme vetëm se shumë dijetarë e ndajnë këtë mendim. Ai (dijetarë) që nuk e pasoi atë arsyetohet për konkluzionin e tij dhe merr një shpërblim. Atij ose nuk i arritën dëshmitë ose e bënë këtë por për një shkak që nuk përbën një argument, ose për shkak të ndonjë arsye tjetër të vlefshme që e dinë dijetarët. Por atij që i arrin një dëshmi e konfirmuar nuk i lejohet që ta braktisë atë dhe të pasojë imamin e tij verbërisht. Këtu bëhet e detyrueshme që personi të pasojë dëshminë e patëmetë. Ky është qëllimi i kësaj parathënie.

Allahu -azze ue xhel- ka thënë:  

 “O ju që keni besuar! Përgjigjuni Allahut dhe të dërguarit kur ai ju thërret drejt asaj që do t’ju japë jetë dhe ta dini se Allahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij. Dhe vërtet tek Ai ju të gjithë do të mblidheni.”1

Allahu e thotë të vërtetën, udhëzon në rrugën e drejtë dhe është Mbrojtësi më i Fuqishëm dhe Ndihmësi më i mirë i të gjithëve! Selamet dhe salavatet e Allahut qofshin mbi Muhammedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij. Hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut, Zotit të krijesave.

Shkruar me 20/5-1381 në Damask

Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani


1 8:24.

Shpërndaje: