Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

21.Dispozitat e gjakderdhjes jomenstruale

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Fletushkë rreth gjakrave të natyrshëm tek gratë

http://www.ibnothaimeen.com/all/books/article_16961.shtml

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ne e dimë nga më parë se si ne shohim dallimin mes gjakut menstrual dhe gjakderdhjes. Kur gjaku është gjak menstrual merr gjykimet e gjakut menstrual dhe kur gjaku është gjakderdhje merr gjykimet e gjakderdhjes. Gjykimet kyçe që lidhen me gjakun menstrual tashmë janë treguar.

Sa për gjykimet e gjakderdhjes, ato janë të njëjta si gjykimet gjatë periudhës së pastër. Pra nuk ka dallim në mes të gruas me gjakderdhje dhe gruas të pastër, përveç në rastet e mëposhtme:

E para: Ajo duhet të merr abdes për çdo namaz.

Profeti i tha Fatimeh bin Ebi Xhash:

”Merr abdes për çdo namaz.” 

Transmeton Bukhari (228).

Kjo do të thotë qe ajo të mos merr abdes para një namazi që ka kohë të kufizuar derisa të ketë hyrë koha e namazit. Megjithatë, asaj i lejohet të merr abdes dhe të falë një namaz i cili nuk ka kohë të kufizuar.

Së dyti: Kur ajo do të merr abdes, ajo duhet të largoj gjakun nga organi i saj gjenital dhe të vë pambuk aty për të ndalur gjakun.

Profeti i tha Himnah:

”Merr pambuk dhe vendose atë në vagjinë. Ajo e heq gjakun.” Ajo tha: ”Është më shumë se kaq.” Ai tha: ”Prandaj merre ni leckë.” Ajo tha: ”Është më shumë se kaq.” Ai tha: ”Atëherë, ndale gjakun.” 2

Gjaku që mund të rrjedhje pastaj nuk ndikon asgjë.

Profeti i tha Fatime bint Ebi Xhahsh:

”Mos u falë kur e ke ciklin tënd mujor. Pastaj, duhet të pastrohesh dhe të marrësh abdes para çdo namazi dhe të falesh edhe nëse pikë gjak mbi qelime.” 3

E treta: marrëdhëniet intime. Dijetarët kanë mospajtime rreth marrëdhënieve intime në këtë rast përveç nëse ka frikë nga rënia në mëkat. Mendimi i saktë është se kjo është e lejuar tërësisht. Të paktën dhjetë gra vuajtën nga gjakderdhjet në kohën e profetit , por as Allahu e as i dërguari i Tij nuk i ndaluan ato që të kenë marrëdhënie intime. Në fakt në fjalët e Allahut (te ala):

فَاعْتَزِلُواْ النِّسَاء فِي الْمَحِيضِ وَلاَ تَقْرَبُوهُنَّ حَتَّىَ يَطْهُرْنَ

”Mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen.” 4

ka prova se përndryshe nuk është e nevojshme për të qëndruar larg tyre. Nëse asaj i lejohet të falet i lejohet edhe të ketë marrëdhënie intime. Nuk është e saktë që të krahasohet marrëdhënie intime me të me marrëdhënien intime me gruan me menstruacione sepse ato nuk janë të njëjta edhe sipas atyre që thonë se kjo është e ndaluar. Një krahasim nuk është i vlefshëm në qoftë se nuk ka asnjë emërues të përbashkët.


2 Ebu Davudi (287), Tirmidhi (128) dhe Ahmedi (6/382).

3 Ahmedi (6/42) dhe Ibn Maxhe (624).

4 2:222

Shpërndaje: