Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

21.Fëmijët nga burri i cili nuk falet

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Hukm Tarik-is-Salah
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

7 – Dispozita e fëmijëve të lindur nga një grua muslimane e cila është e martuar me një person që nuk falet

Sa i përket nënës, fëmijët janë të saj në gjitha rastet. Sa i përket babait, ata janë edhe fëmijët e tij në bazë të mendimit që nuk beson se ai që nuk falet është kafir. Sipas tyre kjo martesë është e vlefshme. Lidhur me mendimin e saktë që thotë se ai është kafir rasti mund të detajohet si më poshtë:

1 – Nëse burri nuk e di ose nuk beson se martesa e tij është e pavlefshme, fëmijët konsiderohen të jenë të tij. Sipas tij marrëdhënia seksuale është e ligjshme dhe kështu konsiderohet të jetë marrëdhënie seksuale e paqartë. Fëmijët që vijnë nga një marrëdhënie seksuale e paqartë i atribuohen babait.

2 – Nëse burri e di dhe beson se martesa e tij është e pavlefshme, fëmijët nuk konsiderohen të jenë të tij. Në këtë rast fëmijët janë bërë me anë të një personi i cili e konsideron marrëdhënien e tij seksuale të jetë e paligjshme sepse ai e bën atë me një grua që është e paligjshme për të.

Shpërndaje: