Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

21.Gruaja duhet të fitojë dashurin e burrit

Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Prej të drejtave të burrit nga gruaja e tij është se ajo duhet ta rifitojë dashurinë e tij, të jetë e mëshirshme ndaj tij dhe të jetë vend ku ai qetësohet tek ajo.

Allahu (Subhaneu ue Te ala) ka thënë: 

“Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja që të qetësoheni pranë tyre, dhe vendosi ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë.” Er-Rum, 30:21

Ndërsa profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

Gratë e juaja nga banoret e xhenetit, janë ato (që janë) të dashura, që lindin shumë dhe që kthehen/pendohen tek burrat e tyre.”

Gruaja e bereqetshme duhet ta rifitojë dashurinë e burrit të saj me fjalët dhe të folurën e saj edhe nëse ajo ekzagjeron në këtë gjë apo dhe ta gënjejë për ato gjëra të cilat e gëzojnë atë kur i dëgjon.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka lehtësuar në këtë rast që burri të flasë rreth kësaj teme dhe ta gënjejë gruan e tij apo dhe gruaja të flasë rreth kësaj teme dhe ta gënjejë burrin e saj.

Nuk ka problem që gruaja ta gënjej burrin e saj, duke i përmendur atij dashuri e cila nuk gjendet në zemrën e saj, apo duke i thënë atij atë gjë e cila e gëzon kur ai e dëgjon prej saj, edhe pse ajo e din që po e gënjen, pasi kjo gjë është e lejuar.

Shpërndaje: