Imam Muhammed bin Hiban el-Busti
Raudatul-‘Ukala ue Nuz’hetul-Fudala
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
1 – Nëse nuk përfiton nga shoqëria juaj, atëherë më mirë është që të ulesh me një qen sesa me atë shoqëri. Ai që shoqërohet me një njeri të keq asnjëherë nuk është i sigurt ashtu sikurse bëhesh i dyshimtë nëse ecën rrugëve të këqija.
2 – Hasan el-Basriu ka thënë:
“Humbja jote më e madhe është të humbasësh një person i cili gjithmonë të jep mendimin e tij dhe të këshillon kur ke nevojë. Por kur ta humbasësh atë do ta kërkosh një tjetër dhe nuk do ta gjesh dot!”
3 – Uehb ka thënë:
“Allahu mund të shpëtojë një fis të tërë për hir të një njeriu të mirë!”
4 – I mençuri është i detyruar që të kërkojë mbrojtjen e Allahut nga shoqëria që nuk e ndihmon për ta përmendur Allahun -te ala-, që nuk e përkujton kur harron ta përmend Atë dhe kur ai është i pakujdesshëm (ndaj përmendjes së Allahut), ata nuk e nxisin që ta përmend Atë.
5 – Ai i cili shoqërohet me shokë të këqij është më i keqi prej tyre. Ashtu siç njeriu i mirë shoqërohet vetëm me të devotshmit, edhe i keqi shoqërohet me mëkatarët. Nëse detyrohesh që për një çast të shoqërohesh me dikë atëherë shoqërohu me ata të cilët kanë dinjitet.
6 – Abdul-Uahid bin Zejd ka thënë:
“Shoqërohuni me ata që janë fetarë nga njerëzit e kësaj jete dhe jo me dikë tjetër. Nëse detyrohesh që të shoqërohesh me dikë tjetër atëherë shoqërohu vetëm me ata që kanë dinjitet ngase ata nuk janë të pasjellshëm.”