Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

21.Kur njeriu sheh një grua që i pëlqen

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Xhilbab el-Mar’ah el-Muslimeh, fq.71

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

11 – Ibn Mesudi (radijAllahu anhu) ka thënë:

“I dërguari i Allahut ﷺ pa një grua që i pëlqeu dhe më pas ai shkoi në shtëpi te gruaja e tij Seudeh që përgatiste ëmbëlsira dhe kishte në vizitë një grup të grave. Gratë i lanë ata në vetmi, pas së cilës profeti ﷺ bëri marrëdhënie intime me të. Pastaj ai tha:

“Kur një burrë sheh një grua që i pëlqen, duhet të shkojë te gruaja e tij, sepse ajo gjithashtu ka atë që ka ajo tjetra.”1


1 Darimi nëpërmjet Ibn Mesudit dhe Muslimit, Ibn Hibani dhe të tjerët nëpërmjet Xhabirit. Ibnul Kattan e ka vërtetuar atë në “en-Nadhar” (dorëshkrimi i 12/18). Ahmedi gjithashtu e transmetoi atë përmes Abu Kabshah el-Anmari. Është përmendur në “es-Sahihah” (235).

Shpërndaje: