Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

22.Nderimi i profetit Muhammed ﷺ

Imam Ebul-Husejn Muhammed bin Ebi Ja’la el-Hanbeli (v. 526)

Burimi: Kitab-ul-I’tikad, fq. 41-42

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

[22] Kushdo që i flet me zë të lartë profetit ﷺ rrezikon të zhvlerësojë të gjitha veprat e tij.

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَرْفَعُوا أَصْوَاتَكُمْ فَوْقَ صَوْتِ النَّبِيِّ وَلَا تَجْهَرُوا لَهُ بِالْقَوْلِ كَجَهْرِ بَعْضِكُمْ لِبَعْضٍ أَن تَحْبَطَ أَعْمَالُكُمْ وَأَنتُمْ لَا تَشْعُرُونَ

“O ju që keni besuar! Mos e ngrini zërin tuaj përmbi zërin e profetit, as mos i flisni atij në bisedë me zë të lartë siç flisni me njëri-tjetrin, e të shkatërrohen veprat tuaja duke mos e ditur ju.”1

Ai u mësoi atyre se si të sillen kur t’i drejtohen dhe kur të flasin me profetin ﷺ.

Allahu (azze ue xel) ka thënë:

لَا تَجْعَلُوا دُعَاء الرَّسُولِ بَيْنَكُمْ كَدُعَاء بَعْضِكُم بَعْضًا

“Mos ia drejtoni thirrjen të dërguarit, njësoj si thirrjen që ia bëni njëri-tjetrit.”2

Mos thuaj: “Ahmed! Muhammed! Ebul-Kasim!” Por, ju duhet të thoni: “I dërguari i Allahut! Profeti i Allahut ﷺ!”

Allahu (azze ue xhel) ka thënë:

لِتُؤْمِنُوا بِاللَّهِ وَرَسُولِهِ وَتُعَزِّرُوهُ وَتُوَقِّرُوهُ وَتُسَبِّحُوهُ بُكْرَةً وَأَصِيلًا

“Që ju t’i besoni Allahut dhe të dërguarit të Tij dhe atë ta ndihmoni e ta respektoni, e (Allahun) ta madhëroni në çdo mëngjes e mbrëmje.”3

Allahu i urdhëroi ata që ta nderojnë atë ﷺ sikurse Allahu e nderoi atë para pjesës tjetër të profetëve kur Allahu i tha atij:

يَا أَيُّهَا الرَّسُولُ بَلِّغْ مَا أُنزِلَ إِلَيْكَ مِن رَّبِّكَ

“O i dërguar! Përcille mesazhin i cili të është zbritur ty nga Zoti yt.”4

Në të njëjtën kohë Allahu iu drejtua të gjithë profetëve të tjerë me emër “Adem!”, “Nuh!”, “Ibrahim!”, “Musa” dhe “‘Isa!”

Allahu (te ala) tha:

وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانتَهُوا

“Çfarëdo që t’ju japë i dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj.” El-Hashr, 59:7

Allahu i ngriti urdhrat dhe ndalesat e tij (Muhammedit ﷺ)  të kenë të njëjtin gjykim si urdhrat dhe ndalesat që Allahu ka shpallur në Kuran. Përveç kësaj Ai bashkoi dy cilësitë e tij dhe tha:

لَقَدْ جَاءكُمْ رَسُولٌ مِّنْ أَنفُسِكُمْ عَزِيزٌ عَلَيْهِ مَا عَنِتُّمْ حَرِيصٌ عَلَيْكُم بِالْمُؤْمِنِينَ رَؤُوفٌ رَّحِيمٌ

”Tashmë ju ka ardhur një i dërguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për vuajtjet e juaja, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër që ju të shkoni rrugës së drejtë dhe është i butë dhe i mëshirshëm me besimtarët.”6

Allahu nuk është betuar në asnjë prej shpalljeve të mëparshme përveç se në shpalljen dërguar atij.

Allahu (te ala) tha:

وَالْقُرْآنِ الْحَكِيمِ إِنَّكَ لَمِنَ الْمُرْسَلِينَ عَلَى صِرَاطٍ مُّسْتَقِيمٍ

Betohem në Kuranin e pacënueshëm, në urtësinë e tij të lartë. S’ka dyshim se ti (Muhammed) je prej të dërguarve, në udhën e drejtë.”7

Pos kësaj Allahu tha:

لَعَمْرُكَ إِنَّهُمْ لَفِي سَكْرَتِهِمْ يَعْمَهُونَ

“Vërtet, betohem për jetën tënde (O Muhammed)!’’ S’ka dyshim se populli i Lutit ishin të humbur në dehjen e tyre.”8

Allahu tregoi se Ibrahimi ﷺ tha:

وَلَا تُخْزِنِي يَوْمَ يُبْعَثُونَ

“Dhe mos më turpëro mua në ditën e ringjalljes kur gjithë krijesat do të ringjallen.”9

Pastaj Allahu iu përgjigj atij. Ndërsa pa ia kërkuar më parë, Allahu ia tha këtë profetit tonë ﷺ:

يَوْمَ لَا يُخْزِي اللَّهُ النَّبِيَّ وَالَّذِينَ آمَنُوا مَعَهُ

“Ditën kur Allahu nuk do ta turpërojë profetin (Muhammedin) dhe ata që besuan me të.”10

Musai ﷺ tha:

رَبِّ اشْرَحْ لِي صَدْرِي

“O Zoti im! Ma hap mua gjoksin tim.”11

Atëherë Allahu iu përgjigj atij:

قَدْ أُوتِيتَ سُؤْلَكَ يَا مُوسَى

“(Allahu) i tha: “Të është pranuar lutja tashmë, o Musa!”12

Kurse profetit tonë ﷺ Allahu i tha:

أَلَمْ نَشْرَحْ لَكَ صَدْرَكَ

“A nuk ta hapëm Ne gjoksin tënd (O Muhammed)?”13

Allahu i fali mëkatet e tij që ishin të fshehura, ndërkohë që Ai i fali mëkatet e të tjerëve që ishin të shfaqura.

Allahu (te ala) ka thënë:

وَعَصَى آدَمُ رَبَّهُ فَغَوَى ثُمَّ اجْتَبَاهُ رَبُّهُ فَتَابَ عَلَيْهِ وَهَدَى

Ademi theu urdhrin e Zotit të vet dhe gaboi. Mandej Zoti i vet e bëri atë të zgjedhur, ia pranoi pendimin dhe e vuri në rrugën e drejtë.”14

Allahu i tha Daudit ﷺ:

وَظَنَّ دَاوُودُ أَنَّمَا فَتَنَّاهُ فَاسْتَغْفَرَ رَبَّهُ وَخَرَّ رَاكِعًا وَأَنَابَ فَغَفَرْنَا لَهُ ذَلِكَ وَإِنَّ لَهُ عِندَنَا لَزُلْفَى وَحُسْنَ مَآبٍ

“Dhe Daudi e kuptoi që Ne e kishim vënë atë në provë dhe kërkoi faljen e Zotit të tij duke rënë në sexhde dhe iu kthye Allahut me pendim. Kështu pra Ne ia falëm atij atë dhe vërtet që për të është një afrim i madh drejt Nesh dhe një vend i mirë në kthimin e fundit (në xhenetin e lartë).”15

Allahu gjithashtu tha:

وَلَقَدْ فَتَنَّا سُلَيْمَانَ وَأَلْقَيْنَا عَلَى كُرْسِيِّهِ جَسَدًا ثُمَّ أَنَابَ

“Dhe vërtet që Ne e sprovuam Sulejmanin dhe Ne vendosëm në fronin e tij xheseden (një shejtan, kështu që ai e humbi përkohësisht mbretërimin gjatë kësaj sprove), por ai vërtet që iu kthye Allahut me nënshtrim e pendim (dhe u kthye te froni dhe mbretërimi i tij me mirësinë dhe përkujtimin e Allahut).”16

Pos kësaj, Allahu (te ala) tha:

وَذَا النُّونِ إِذ ذَّهَبَ مُغَاضِبًا فَظَنَّ أَن لَّن نَّقْدِرَ عَلَيْهِ فَنَادَى فِي الظُّلُمَاتِ أَن لَّا إِلَهَ إِلَّا أَنتَ سُبْحَانَكَ إِنِّي كُنتُ مِنَ الظَّالِمِينَ

(Kujto) edhe Dhun-Nunin (Junusin), kur ai u largua me zemërim dhe mori me mend se Ne nuk do ta ndëshkojmë atë. Por ai thirri nëpër errësirë: “La ilahe il-la Ente” (Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Teje, O Allah!); i Lavdishëm dhe i Lartësuar je Ti, i Pastër nga çdo mangësi dhe përmbi çdo të keqe që të mveshin Ty. Vërtet që kam qenë prej të padrejtëve.”17

Allahu (te ala) i tha profetit tonë:

لِيَغْفِرَ لَكَ اللَّهُ مَا تَقَدَّمَ مِن ذَنبِكَ وَمَا تَأَخَّرَ

“Që Allahu të të falë ty gjynahet e tua të kaluara dhe të ardhshme, dhe të plotësojë Mirësitë e Tij mbi ty dhe të të udhëzojë ty në rrugën e drejtë.”18

Megjithatë, Allahu nuk e përmendi mëkatin e tij: Allahu gjithashtu tha:

أَلَمْ نَشْرَحْ لَكَ صَدْرَكَ وَوَضَعْنَا عَنكَ وِزْرَكَ الَّذِي أَنقَضَ ظَهْرَكَ

“A nuk ta hapëm Ne gjoksin tënd (O Muhammed)? Dhe e hoqëm prej teje barrën, e cila rëndonte shpinën tënde.”19

Megjithatë, Allahu nuk e përmendi barrën.


1 49:2.

2 24:63.

3 48:9.

4 5:67.

6 9:128.

7 36:2-4.

8 15:72.

9 26:87.

10 66:8.

11 20:25.

12 20:26.

13 94:1.

14 20:122.

15 38:24.

16 38:34.

17 21:87.

18 48:2.

19 94:3.

Shpërndaje: