Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

21.Ne e konfirmojmë kaderin pa hulumtuar në të

Imam Ebu Bekr Muhammed bin el-Husajn el-Axhurri (v. 360)

Një përmbledhje nga libri “esh-Shari’ah”

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

181 – Ibrahim el-Kurashi ka thënë:

“Unë isha ulur me Ibn Umerin kur ai u pyet rreth kaderit. Ai tha: “Kaderi është një gjë që Allahu (azze ue xhel) nuk ua ka treguar juve. Prandaj, ju nuk duhet të kërkoni nga Allahu (azze ue xhel) atë që Ai ka refuzuar t’ua jap.”

182 – Uehb bin Munebih ka thënë:

“Unë e kam gjetur në Teurat: “Unë jam Allahu, nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Meje. Unë jam Krijuesi i krijesave. Unë e kam krijuar të mirën dhe të keqen.”

183 – Jusuf bin Jusuf el-Uasiti ka thënë:

“E bëra haxhin dhe dëgjova një njeri duke thënë: “I përgjigjem thirrjes Tënde. I përgjigjem thirrjes Tënde. E keqja nuk të atribuohet Ty. “Kur arrita në Mekë e takova Sufjan eth-Tehurin dhe i tregova atij atë që kisha dëgjuar. E vetmja gjë që ai shtoi ishte:

“Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit, Prej dëmit të çdo krijese që Ai e krijoi.” El-Felek 113: 1-2

184 – Muhammed bin Ubejd el-Meki transmetoi se u tha në prani të Ibn Abbasit:

“Një njeri që e mohon kaderin ka ardhur tek ne.” Ibn Abbasi tha – dhe në atë kohë Ibn Abbasi ishte verbëruar – “Më dërgo tek ai.” Ata thanë: “Çfarë do të bësh me të? “Ai tha: “Nëse unë e kap atë, unë do ti’a kafshojë hundën derisa t’ia këpus. Në qoftë se unë kam qasje në fytin e tij, unë do ta mbysë atë. Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Mendimi i tyre i keq do të zgjasë derisa të thonë se Allahu nuk e paracakton të mirën ashtu sikurse ata thonë se Allahu nuk e paracakton të keqen.”

185 – Kjo është metodologjia e dijetarëve; të besosh se Allahu (azze ue xhel) ka paracaktuar të mirën dhe të keqen. Ai e devijon kë të dojë dhe udhëzon kë të dojë:

 “Ai nuk pyetet se çfarë vepron, po ata (njerëzit) pyeten.” El-Enbija’ 21:23

186 – Umer bin Muhammed El-Umeri ka thënë:

“Një njeri erdhi tek Selim bin Abdil-Lahi dhe tha: “Një njeri ka kryer kurvëri.” Selimi tha: “Ai duhet ta lus Allahun për falje dhe pendim tek Ai.” Njeriu tha: “A ishte Allahu i Cili e përcaktoi këtë? ” Ai tha: “Po.” Ai mori rërë nga toka ia hodhi në fytyrën e tij dhe i tha: “Largohu!”

187 – Makhuli ka thënë:

“Mjerë për ty, o Ghajlan! Ti do të vdesësh në sprovë!”

188 – Nëse një person pyet në lidhje me liderin e Kaderive, duhet t’i thuhet atij: “Allahu (azze ue xhel) i ka ngritur muslimanët mbi metodologjinë e tyre. Lideri i kësaj metodologjie të pistë është Ma’bad el-Xhuhani në Basra. Ai u refuzua nga sahabët dhe tabiinët. Para tij ishte një irakian nasrani i cili u bë musliman që përsëri u bë nasrani. El-Euzai (rahimehullah) ka thënë se Ma’bad e morri dijen e tij prej tij. Ghajlani pastaj mori dije nga Ma’badi.

Ne kemi përmendur tashmë mendimet e Ghajlanit dhe se si Allahu (azze ue xhel) e përshpejtoi poshtërim e tij në këtë jetë. Në mënyrë të ngjashme, ne kemi përmendur Amr bin Ubejdin dhe se si dijetarët e denoncuan atë dhe e shpallën atë të jetë kafir. Ky është lideri i tyre i pistë dhe i shëmtuar.

189 – Ibn Aun ka thënë:

“I pari që e mohoi kaderin në Basra, ishte Ma’bad el-Xhuhani dhe Ebu Junus el-Asuar.”

190 – Dije Allahu na mëshiroftë neve dhe juvel! – se një kaderi nuk thotë: “O Allah, më jep sukses, O Allah, më mbro mua.” Ai beson se vullneti i përket atij. Ai bindet nëse dëshiron të bindet dhe është i pabindur nëse dëshiron të jetë i pabindur. Qëndroni larg mendimit të tyre në mënyrë që ata të mos e vënë fenë tuaj në sprovë.

191 – Muadh bin Muadhi ka thënë:

“Unë dhe Umer ibn El-Hejthem Er-Rakashi u falëm pas Er-Rabi bin Berrah. Umer bin El-Hejthem më tregoi se ai edhe një herë tjetër ishte falur pas tij. Ai tha: “Pastaj unë u ula për t’u falur. Atëherë Er-Rabi tha: “Ti i përket atyre që luten: “O Allahu më mbro mua”?” Muadhi tha: “Unë e bëra atë lutje përsëri pas njëzet viteve.”

192 – Er-Rabi bin Barrah ishte Kaderi.

193 – Ahmad bin Ebil-Hauari ka thënë:

“I thashë Ebu Sulejman Ed-Daranit: “Ai që dëshiron të arrijë prestigj duhet të veprojë me modesti.” Ai tha: “Mjerë për ty! çka është modestia? Modestia është që ti të mos jesh i gëzuar në veprimet e tua. Cili njeri i mençur gëzohet me veprimet e tij? Veprimet i përkasin begative të Allahut. Prandaj, duhet falënderuar Allahun për to dhe duhet qenë i përulur. Është vetëm një Kaderi që është i gëzuar me veprimet e tij, sepse ai beson se ai është që i bënë ato. Si mund të gëzohesh me to kur beson se është dikush tjetër që e ka shtyrë personin që t’i bëjë ato?”

194 – Duhet t’i thuhet një Kaderiu:

“O ti me të cilin lozë shejtani! Ti që mohon se Allahu e ka krijuar të keqen! A nuk është shejtani burimi i gjitha të këqijave? A nuk është Allahu që krijoi shejtanët dhe ua dërgoi atyre që Ai do që ata të devijojnë? Cili është argumenti juaj, o Kaderi? Çfarë argumenti ke ti, o Kaderi? Ti që je privuar (ndaluar) nga i tërë suksesi! A nuk thotë Allahu (azze ue xhel):

”Kushdo që shmanget nga përkujtimi i të Gjithëmëshirshmit, Ne do t’ia shoqërojmë atij një shejtan, që do t’i bëhet shok i pandashëm.” Ez-Zukhruf43:36

“A nuk e sheh se Ne do ti’a shoqërojmë shejtanët kufarëve që t’i nxisin ata më tej?“ Merjem 19:83

Shpërndaje: