Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

21.Pse nuk është e mjaftueshme për të thënë se Kurani është fjala e Allahut?

Autor: Imam Ahmed bin Hanbel

Komentues i librit: Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: Komentimi i librit të imam Ahmedit ”Sherh Usul-is-Sunneh” fq. 385

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Imam Ahmedi (rahimehullah) ka thënë:

”… dhe ai nuk është i krijuar.”

Pse nuk është e mjaftueshme për të thënë se Kurani është fjala e Allahut? Sepse Xhehmitë dhe Mutezilitë, të cilët e mohojnë se Kurani është fjala e Allahut, thonë se Kurani është fjala e Allahut, ndërsa ata e kanë për qëllim se ai është i krijuar. Në të njëjtën mënyrë ata thonë ”deveja e Allahut ” dhe ”Shtëpia e Allahut”. Shtëpia e Allahut është e krijuar dhe gjithashtu edhe deveja e Allahut. Pra ata punojnë sipas kësaj metodologjie. Ata i mashtrojnë njerëzit kur ata thonë se Kurani është fjala e Allahut; por është i krijuar. Ti thuaj se Kurani është fjala e Allahut dhe se nuk është i krijuar.

Sepse nëse ti thua se Kurani është fjala e Allahut pa thënë se nuk është i krijuar, atëherë Mutezilitë dhe Xhehmitë do të pajtohen me ty dhe do të thonë se Kurani është fjala e Allahut. Megjithatë, atë e mbarojnë fjalimin e tyre duke thënë se ai është i krijuar, ndërsa ti e përfundon fjalimin tënd duke thënë se ai nuk është i krijuar.

Shpërndaje: