Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

21.Çfarë synon çifti me martesën?

Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Edeb-uz-Zifaf
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Çifti me martesën e tyre duhet të synojnë dëlirësinë dhe rehatinë e shpirtit si dhe shpëtimin prej zinasë gjë të cilën Allahu e ka ndaluar. Marrëdhënia intime e tyre sjell shpërblimin e sadakasë, duke u bazuar në hadithin e Ebu Dherrit -radijAllahu anhu-:

“Disa njerëz thanë: “O i dërguari i Allahut, pasanikët na tejkaluan me shpërblime, ata falen sikurse ne, agjërojnë sikurse ne, dhe japin sadaka nga teprica e pasurisë së tyre.”

Ai ﷺ tha: “A nuk ju ka dhënë Allahu edhe juve me çka të bëni sadaka?

Vërtet, çdo tesbih (subhan Allah) është sadaka, çdo tekbir (Allahu Ekber) është sadaka, çdo temhid (elhamdulilah) është sadaka, çdo tehlil (la ilahe ilAllah) është sadaka, urdhëresa në të mirë është sadaka, ndalimi nga e keqja është sadaka, edhe marrëdhënia intime është sadaka.”

Sahabët thanë: “O i dërguari i Allahut, a vallë kur ndonjëri prej nesh i kënaq epshet e veta edhe për këtë ka shpërblim?”

Ai tha: “Më thoni, nëse epshin e tij e shuan në mëkat, a nuk ka mëkat për këtë?”

Sahabët thanë: “Po, o i dërguari i Allahut.”

Ai tha: “Po ashtu nëse e bën këtë në mënyrë të lejuar, do të ketë shpërblim, [pastaj përmendi disa vepra tjera që janë sadaka] dhe tha: “Dhe falja e dy rekateve të duhasë i zëvendëson të gjitha këto.”1


1 Transmeton Muslimi (3/82) i cili qëndron për formulimin, Nesai në ”Ishrat-un-Nisa (2/78)” dhe Ahmedi (5/167-168), (5/178) të cilët qëndrojnë për të gjitha shtojcat, zinxhiri i transmetimit është i saktë sipas kushteve të Muslimit. Shtesa e fundit i takon Nesait.

Sujuti ka thënë: “Hadithi me siguri ka për qëllim të gjitha marrëdhëniet intime nëse nuk ka për qëllim diçka tjetër.” (Idhkar-ul-Adhkar).

Hadithi me siguri ka për qëllim të gjitha marrëdhëniet intime. Përndryshe unë besoj se qëllimi duhet të jetë në lidhje me martesën.

Shpërndaje: