Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

21.Thirrja e Muhamedit ﷺ

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: Menhexh-ul-Enbija fid-Da’uah ila Allah, fq. 57

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

I pesti ishte zotëria i profetëve dhe vula e tyre, Muhamed bin Abdilahu ﷺ. Ai u dërgua me mesazhin më madhështorë, më të plotë dhe më gjithëpërfshirës. Allahu e dërgoi atë mëshirë për të gjitha krijesat, përgëzues dhe qortues, thirrës me lejen e Allahut, dhe dritë vezulluese. Ai udhëzoi për gjithçka të mirë dhe paralajmëroi nga çdo e keqe.

Me cilin themel prej themeleve të Islamit e nisi thirrjen? Nga e nisi thirrjen e tij? Ai e filloi thirrjen e tij ashtu siç e filluan të gjithë profetët duke filluar me akiden e teuhidit dhe thirrjen që i gjithë adhurimi të bëhet me sinqeritet vetëm për Allahun. Ai u nis nga fjala “La ilah ilAllah Muhamedun resulullah”. A mund të paramendohet për të apo për ndonjërin nga profetët që ata të fillonin pa këtë parim i cili është baza e themeleve të të tëra shpalljeve?! Ai e filloi me këtë parim kur gjëja e parë që u dëgjua nga populli i tij ishte: “Thoni: “La ilahe ilAllah” (Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut. Mëndjemëdhenjtë dhe arrogantët prej tyre thanë:

أَجَعَلَ الْآلِهَةَ إِلَهًا وَاحِدًا إِنَّ هَذَا لَشَيْءٌ عُجَابٌ وَانطَلَقَ الْمَلَأُ مِنْهُمْ أَنِ امْشُوا وَاصْبِرُوا عَلَى آلِهَتِكُمْ إِنَّ هَذَا لَشَيْءٌ يُرَادُ

A i ka bërë ai të gjithë të adhuruarit në Një të Adhuruar të Vetëm?! Vërtet që kjo është një gjë e çuditshme!” Dhe prijësit nga mesi i tyre silleshin (duke thënë): “Vazhdoni dhe qëndroni të palëkundur te të adhuruarit tuaj (idhujt)! Vërtet që kjo është një gjë e kurdisur (kundër jush)!”1

Ai vazhdoi duke thirrur mbi këtë parim dhe kërkesë madhështore gjatë gjithë periudhës mekase për trembëdhjetë vite duke mos u lodhur apo molisur, duke duruar çdo lloj shqetësimi për hir të përhapjes së këtij parimi. Gjatë kësaj kohe atij nuk iu obliguan dispozitat apo shtyllat e tjera të islamit përveç namazit që u bë obligim në vitin e dhjetë të shpalljes si dhe obligime të tjera si ruajtja e lidhjeve farefisnore, pajisjes me cilësitë e larta morale si çiltërsia, ndershmëria.


1 38:5-6.     

Shpërndaje: