Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: El-Irhab, fq. 29-32
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
3 – Në vitin 24 Uthman bin Afani u zgjodh kalif sipas konsensusit të sahabëve (radijAllahu anhum). Gjatë kalifatit të tij Allahu bëri që shumë vende të çlirohen dhe prandaj fituan pasuri të shumta.
Hasan el-Basri ka thënë:
“Kam dëgjuar të dërguarin e Uthmanit duke thirrur: “O njerëz! Shkoni tek dhuratat tuaja!” Ata shkuan dhe morrën sasi të mëdha. Pastaj ai thërriti: “O njerëz! Shkoni tek rrizku juaj! “Pas së cilës ata shkuan dhe e morën atë në sasi të mëdha! Betohem në Allahun se unë dëgjova atë duke thërritur: “Shkoni tek rrobat tuaja!” Pas së cilës ata shkuan dhe morrën rrobat e tyre: “Shkoni tek vaji dhe mjalti.”
Hasan el-Basri tha:
“Ushqimi ishte i tepërt. Pasuria ishte e madhe. Marrëdhëniet ishin të mira. Asnjë besimtar në botë nuk i frikësohej një tjetri. Ata e donin njëri-tjetrin, e mbështesnin njëri-tjetrin dhe ishin miq me njëri-tjetrin.”
Një gjendje e tillë i kënaq zemrat dhe karakteret e pastërta, zemëron terroristët urrejtës dhe dashakeqës.
Me kohën erdhi sprova dhe fatkeqësia për të cilën profeti (salAllahu alejhi ue selem) i tregoi Ebu Musa el-Eshariut (radijAllahu anhu) kur Uthman bin Afani (radijAllahu anhu) kërkoi leje për të hyrë në kopsht tek profeti (salAllahu alejhi ue selem);
“Lëre të hyjë dhe tregoja atij lajmin e mirë se do të hyjë Xhenet për sprovën që do ta godet atë.” 1
Sprova dhe terrorizmi ideologjik kishte filluar që nga koha e Uthman bin Afanit. Themleuesi i saj ishe jehudiu Abdullah bin Sebe, i cili e shfaqte Islamin por e fshehte urrejtjen dhe mosbesimin e tij. Ai zhvendosej përreth në vendet muslimane dhe i jepte rëndësi devijimit të tyre. Më në fund ai u vendos në Egjipt. Ai filloi sprovën për të kundërshtuar Allahun dhe të dërguarin e Tij ﷺ. Grupet e këqija dhe të liga ishin bindur nga terrorizmi i tij ideologjik. Ai i bindi ata se Uthman bin Afani kishte bërë mëkate të mëdha duke përfshirë tetëmbëdhjetë të cilat Ibn-ul-Arabi i refuzoi në librin “el-Auasim min el-Kauasim” 2. Uthmani në fakt ishte krejtësisht i pafajshëm.
Në muajin Sheual Khuarixhët dhe Sebejjeh ishin përgatitur. Ata kishin lënë Egjiptin dhe filluan të lëvizin drejt Medinës, ku shfaqeshin se vetëm do të bënin haxhin. Ata ishin të ndarë në katër grupe. Secili grup kishte një udhëheqës. Pasi ata shkuan në shtëpinë e Uthmanit, Kinaneh bin Bishr et-Taxhibi shkoi iu afrua atij dhe e goditi me një shtizë. Gjaku i Uthmanit (radijAllahu anhu) ra mbi ajetin:
فَسَيَكْفِيكَهُمُ اللّهُ
”Po juve kundër tyre do t’iu mjaftojë Allahu.” 3
Pastaj ai ia preu me thikë dorën gruas së tij Na’ilehs dhe më në fund ia futi një shpatë në gjoksin e Uthmanit në mënyrë që ai vdiq4.
Vëllai im musliman! Ti e sheh se si kjo fatkeqësi e madhe që ka vazhduar deri në kohën e këtj shkrimi për shkak të terrorizmit ideologjik. Terrorizmi i tillë shfaqet kur shpiken dhe përhapën gënjeshtra dhe thashetheme nga terroristët për të bërë për vete llumin dhe të paarsimuarit. Pastaj ata marrin hapin tjetër për në terrorizmin konkret, të cilat ti tani i ke parë dhe kuptuar.
1 Bukhari (3674) dhe Muslimi (2403).
2 Faqe. 280-300.
3 2:137.
4 Shih ”Tarikh Dimashk” (39/408-409) dhe ”el-Bidajeh uen-Nihajeh” (10/305-319).