Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

22.Lutja në lidhje me begatitë

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Sahihul-Kelimit-Tajjib
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Allahu (te ala) tha në tregimin që ka të bëj me dy burrat ka thënë:

وَلَوْلَا إِذْ دَخَلْتَ جَنَّتَكَ قُلْتَ مَا شَاء اللَّهُ لَا قُوَّةَ إِلَّا بِاللَّهِ

“Do të ishte më mirë për ty sikur të kishe thënë, kur hyre në kopshtin tënd:“Kështu ka dashur Allahu! Nuk ka fuqi përveçse nëpërmjet Allahut”.” 18:39

113 – Enesi (radijAllahu anhu) tregoi se profeti e kishte zakon të thoshte kur ai shihte diçka që ai e pëlqente:

اَلْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذيِ بِنِعْمَتِهِ تَتِمُّ الصَّالِحاَت

“Falënderimi dhe lavdërimi i takon Allahut me begatitë e të Cilit plotësohen mirësitë.”

Kur ai shihte diçka që ai nuk e pëlqente, ai thoshte:

اَلْحَمْدُ لِلَّهِ عَلَى كُلِّ حاَل

“Falënderimi dhe lavdërimi i takon Allahut për çdo gjendje.”

Ibn Maxheh dhe Ibn-us-Sunni. Hadithi u vërtetua nga Hakimi dhe të tjerët.

Shpërndaje: