Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

22.Ekspedita ushtarake në el-Ushajrah

Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Burimi: El-Fusul fi Sirat-ir-Rasul, fq. 43
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pastaj ekspeditat ushtarake ndodhën në el-Ushajrah, edhe e quajtur si “el-Usejreh” dhe “el-Ushejre”. Kjo ndodhi në Xhumadel-Ula. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) personalisht morri pjesë në të. Vendi gjendet në Luginën Janbu. Ai qëndroi aty pjesën tjetër të muajit dhe disa ditë në Xhumada el-Akhirah. Ai nënshkroi një traktat paqeje me fisin Benu Medlexh dhe u kthye pa ndodhur ndonjë komplot. Me këtë rast ai a la Ebu Seleme bin Abdil-Asadin (radijAllahu anhu) si zëvendës të tij në Medine. Muslimi transmetoi në Sahihun e tij se Ebu Is’hak es-Sabi’i ka thënë:

“I thashë Zejd bin Erkamit: “Në sa ekspedita ushtarake morri pjesë i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem)?” Ai tha: “Nëntëmbëdhjetë ekspedita ushtarake. E para ishte në el-Ushajrah, apo el-Ushejra.”

Shpërndaje: