Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

22.Gruaja duhet të zbukurohet për burrin e saj

Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Gruaja e drejtë përpiqet të fitojë dashurinë e burrit të saj duke zbukuruar veten e saj për të.

Është pyetur i dërguari i Allahut ﷺ se cila është gruaja më e mirë dhe ka thënë:

”Ajo e cila i bindet kur ai e urdhëron.” 

Transmeton Nesai (3231), Ahmedi (2/251) dhe el-Hakim (2/2682) i cili e konsideroi hadithin autentik sipas kushteve të Muslimit, i mirë sipas Albanit në “es-Sahihah (1838)” dhe “el-Irua (1786)”.

Ajo asnjëher nuk thotë diç që burrit të saj nuk i pëlqen që ta dëgjojë. Ajo nuk shfaq diç që burrin e saj e bezdis. Gruaja e drejtë dhe e bekuar frikësohet që ta bezdis burrin e saj me një fjalë të vetme, një vështrim të vetëm, një kërkesë të vetme, me një veprim të vetëm ose një pamje të vetme të keqe. Pse? 

Sepse ajo e di se profeti ﷺ ka thënë: 

Nuk ka grua që e lëndon burrin e saj në këtë dynja e që gruaja e tij hyrie e xhenetit të mos i thotë: Mos e lëndo, Allahu të vraftë! Ai tek ti është vetëm për një kohë të shkurtër ndërsa së shpejti do të të lërë dhe do të vijë tek ne!”

Transmeton Tirmidhi (1174), Ibn Maxheh (2014) dhe Ahmedi (5/242), autentik sipas imam Albanit në ”es-Sahihah (173)”.

Shpërndaje: