Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

22.Mëngjesi i ditës së martesës

Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Edeb-uz-Zifaf
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Në mëngjesin e ditës së martesës është e pëlqyer që të vizitojë të afërmit që e kanë vizituar atë, t’i përshëndet, të lutet për ta, edhe ata të sillen me të në të njëjtën mënyrë.

Enesi -radijAllahu anhu- ka thënë:

“Kur i dërguari i Allahut ﷺ u martua me Zejneben, ai bëri gosti dhe i ftoi muslimanët që të hanë bukë dhe mish. Pastaj shkoi te nënat e besimtarëve, i përshëndeti dhe u lut për to dhe ato e përshëndetën dhe u lutën për të. Ai e bëri këtë në mëngjesin e martesës.”

Ibn Sad (8/107) dhe Nesai në ”el-Uelimeh (2/66)” me zinxhir të saktë të transmetimit.

Shpërndaje: