Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 24-25
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
47 – Pas kësaj ai shkon për të ecur ndërmjet Safas dhe Meruas. Kur ai arrin në Safa lexon fjalët e Allahut (te ala):
إِنَّ الصَّفَا وَالْمَرْوَةَ مِن شَعَآئِرِ اللّهِ فَمَنْ حَجَّ الْبَيْتَ أَوِ اعْتَمَرَ فَلاَ جُنَاحَ عَلَيْهِ أَن يَطَّوَّفَ بِهِمَا وَمَن تَطَوَّعَ خَيْرًا فَإِنَّ اللّهَ شَاكِرٌ عَلِيمٌ
“Padyshim që Es-Safa dhe El-Merua (dy kodrina pranë Kabës në Mekë) janë nga shenjat e Allahut. Kështu nuk është gjynah për atë i cili kryen Haxhin apo Umren (viziton Shtëpinë e Shenjtë, Kaben në Mekë), të kryejë edhe Sa’jin (ecjen në këmbë mes këtyre dy maleve). Dhe kushdo që bën mirë me vullnetin e tij, atëherë padyshim që Allahu është Vlerësues për gjithçka, i Gjithëditur.”1
Pastaj thuhet:
“Fillojmë me atë që filloi Allahu.” (d.m.th. se Allahu së pari përmendi Safanë, prandaj ne fillojmë nga Safa).
48 – Ecja fillon nga Safa. Duhet hipur mbi të në mënyrë që haxhiu mund ta shoh Qaben2.
49 – Aty ai qëndron në drejtim të Qabes dhe thotë:
الله أكبر الله أكبر الله أكبر لا إله إلا الله وحده لا شريك له، له الملك وله الحمد ،يحيي و يميت وهو على كل شيء قدير، لا إله إلا الله وحده، أنجز وعده، ونصر عبده، وهزم الأحزاب وحده
“Allahu është më i madhi. Allahu është më i madhi. Allahu është më i madhi. Nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut, të vetëm e pa ortak. Atij i takon sundimi dhe lavdërimi. Ai jep jetë dhe vdekje dhe Ai ka gjithçka në fuqinë e Tij. Nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut të Vetmit. Ai e ka përmbushur premtimin e Tij, ka ndihmuar robin e Tij dhe Vetë i ka mposhtur të bashkuarit.”3
Kjo duhet thënë tri herë. Mes tyre, ai lutet4.
1 2: 158
2 Sot është e vështirë për të parë Qaben nga Safa, me përjashtim të disa vendeve ku mund të shihet përmes disa shtyllave. Ai që arrin të bëjë këtë ka vepruar në përputhje me Sunnetin. Përndryshe, vepron aq sa ke mundësi.
3 Në “el-Adhkar” shton Neveviu:
لا إله إلا الله و لا نعبد إلا إياه
“Nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut të Vetmit. Ne nuk adhurojmë asnjë tjetër përveç Tij.”
Unë nuk kam parë këtë shtojcë tek Muslimi ose dikush tjetër që ka transmetuar hadithin e gjatë të Xhabirit, ndryshe nga çfarë tha komentuesi i saj:
“Transmetuar nga Muslimi dhe …”
4 Do të thotë në mes të këtyre lutjeve. Edhe pse është e lejuar për të bërë të gjitha llojet e lutjeve për mirësitë e të dy jetëve, është më mirë për tu lutur me atë që është transmetuar nga profeti (salAllahu alejhi ue selem) ose nga Selefët.