Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

22.Sahabija e cila hëngri me dorën e majtë

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Xhilbab el-Mar’ah el-Muslimeh, fq.71-72

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

12 – Abdullah bin Muhammed tregoi nga një grua: e cila tha

“I dërguari i Allahut erdhi në shtëpi tek unë, ndërsa unë isha duke ngrënë me dorë të majtë. Isha mëngjarashe. Ai goditi dorën time saqë më ra ushqimi dhe më tha: “Mos ha me dorë të majtë, kur Allahu (tebarak ue te ala) të ka dhënë dorën e djathtë.”

1 Ahmedi (4/69). El-Hajtham tha:

“Transmetuar nga Ahmedi dhe Tabarani. Transmetuesit e Ahmedit janë të besueshëm. “(Maxhma-uz-Zaua’id (5/26))

Kjo është e vërtetë, transmetuesit janë transmetuesit e Bukharit dhe Muslimit përveç Abdullah bin Muhammed bin Akil el-Madani për të cilin unë besoj se e rrëfejmë hadithe të mira.

Shpërndaje: