Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

23.Disa nga ky umet do të adhurojnë idhuj

Autor: Imam Muhammed bin Abdul-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 81-85

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdul-Uehab -rahimehullah- ka thënë:

1 – Allahu -te ala- ka thënë:

أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ أُوتُواْ نَصِيبًا مِّنَ الْكِتَابِ يُؤْمِنُونَ بِالْجِبْتِ وَالطَّاغُوتِ

“A nuk i sheh ata që u është dhënë një pjesë e librit? Besojnë në xhibt dhe tagut.En-Nisa, 4:51

2 –

قُلْ هَلْ أُنَبِّئُكُم بِشَرٍّ مِّن ذَلِكَ مَثُوبَةً عِندَ اللّهِ مَن لَّعَنَهُ اللّهُ وَغَضِبَ عَلَيْهِ وَجَعَلَ مِنْهُمُ الْقِرَدَةَ وَالْخَنَازِيرَ وَعَبَدَ الطَّاغُوتَ

Thuaj: “A doni t’ju tregoj kush do të marrë dënimin më të rëndë nga Allahu? Ata që Allahu i ka mallkuar dhe me të cilët është zemëruar, dhe disa prej të cilëve i shndërroi në majmunë dhe derra, si dhe ata që adhurojnë tagutin (shejtanin).” El-Maideh, 5:60

3 –

قَالَ الَّذِينَ غَلَبُوا عَلَى أَمْرِهِمْ لَنَتَّخِذَنَّ عَلَيْهِم مَّسْجِدًا

”Kur ata (banorët e qytetit) po haheshin me njëri-tjetrin për këtë rast, disa thoshin: “Ndërtojini atyre (në hyrje të shpellës) një ndërtesë!El-Kehf, 18:21

4 – Ebu Said el-Khudri -radijAllahu- anhu transmeton se i dërguari i Allahut ka thënë:

”Ju do të shkoni pas atyre që kanë jetuar para jush sikurse radhiten shigjetat njëra pas tjetrës. Edhe nëse do të kishin hyrë në strofkën e hardhucës, ju do t’i pasonit!“ Ne thamë: “O i dërguari i Allahut! Jehudët dhe nasarat?” Ai u përgjigj: “Kë tjetër?” 

Transmetuar nga Bukhari (4356) dhe Muslimi (2669)

5 – Muslim transmetoi nga Thaubani -radijAllahu anhu- se i dërguari ka thënë:

“Allahu ma mblodhi tokën mua saqë pash lindjen dhe perëndimin e saj. Mbretëria e umetit tim do të shtrihet aq sa mu mblodh toka mua. Mu dhanë dy thesare; një i kuq (pushtimi i Persisë) dhe një i bardhë (pushtimi i Romakëve). E luta Zotin të mos e shfarosë umetin tim tërësisht me vdekje urie dhe që Ai të mos lejoi një armik të jashtëm (kufarët) të pushtojë radhët e tyre (të shfarosin Islamin dhe muslimanët tërësisht). Zoti im më tha: “O Muhammed! Në qoftë se Unë e marrë një vendim ai nuk ndryshohet. Unë kam pranuar që umeti yt të mos shfaroset tërësisht me vdekje urie dhe që Unë nuk do të lë një armik të jashtëm të pushtojë radhët e tyre edhe nëse të gjithë do të bashkohen kundër tyre, derisa ata vetë të fillojnë të vrasin dhe të robërojnë njëri-tjetrin.Muslimi (2889).

6 – El-Berkanij transmeton në “Sahihun” e tij me shtojcën:

“E vetmja gjë që kam frikë për umetin tim janë udhëheqësit e devijuar. Kur shpata të ngrihet në mesin e tyre nuk do të zbres deri në ditën e gjykimit. Dita e gjykimit nuk do të ndodhë derisa një fis i umetit tim t’i bashkohet idhujtarëve, ndërsa grupe nga umeti im fillojnë të adhurojnë idhujt. Do të shfaqen tridhjetë gënjeshtarë në umetin tim, të gjithë do të pretendojnë se janë profetë. Megjithatë, unë jam profeti i fundit. Nuk ka profet pas meje. Do të jetë vazhdimisht një grup i mbështetur në umetin tim që e pason të vërtetën dhe i cili nuk dëmtohet nga ata që i braktisin ata deri sa të vijë gjykimi i Allahut tebareke ue te ala.”

Ahmedi (22448). Autentik sipas Albanit në ”Sahih-ul-Xhami (1773)”.

Shpjegimi:

Ky kapitull sqaron se hadithet dhe ajetet vërtetojnë se umeti nuk është i sigurt nga rënia në idhujtari. Në të njëjtën mënyrë sikurse njerëzit kanë hyrë në Islam me shumicë, ata gjithashtu do ta braktisin Islamin me shumicë. Në kohën e Ebu Bekr es-Sidikut disa njerëz e braktisën Islamin.

1 – Allahu -te ala- ka thënë:

أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ أُوتُواْ نَصِيبًا مِّنَ الْكِتَابِ يُؤْمِنُونَ بِالْجِبْتِ وَالطَّاغُوتِ

“A nuk i sheh ata që u është dhënë një pjesë e librit? Besojnë në xhibt dhe tahut.

Allahu tregoi se ithtarët e librit besojnë në xhibt që është magjia, dhe në tagut që është shejtani.

وَيَقُولُونَ لِلَّذِينَ كَفَرُواْ هَؤُلاء أَهْدَى مِنَ الَّذِينَ آمَنُواْ سَبِيلاً

“dhe thonë për kufarët: “Këta janë në rrugë më të drejtë se ata që besojnë.En-Nisa, 4:51

Kështu thanë jehudët si Ka’b bin el-Eshref dhe Hujej bin Akhtab. Ata thanë se Kurejshët janë më të udhëzuar se Muhammedi dhe sahabët e tij ndërsa ata e dinin se ai ishte në të saktën. Ata thanë kështu nga kokëfortësia, xhelozia, urrejtja dhe për të dalluar veten. Ata kanë marrë librin por nuk vepruan sipas tij. Ata madje edhe e kundërshtuan atë, në vend të kësaj ata besuan në magjinë dhe shejtanin, dhe thoshin se kufarëve u është dhënë udhëzim më i mirë se sa besimtarëve. Nëse jehudët ranë në këtë atëherë edhe ky umet do të bjerë në këtë duke u bazuar në hadithin:

”Ju do të shkoni pas atyre që kanë jetuar para jush sikurse radhiten shigjetat njëra pas tjetrës. Edhe nëse do të kishin hyrë në strofkën e hardhucës, ju do t’i pasonit!“ Ne thamë: “O i dërguari i Allahut! Jehudët dhe nasarat?” Ai u përgjigj: “Kë tjetër?” 

Kjo dëshmon se një fenomen i ngjashëm do të ndodhë në umetin e Muhammedit . Do të ketë njerëz që blasfemojnë dhe thonë se kufarët janë më të udhëzuar se sa pasuesit e profetit . Kjo ka ndodhur dhe po ndodh edhe sot kur njerëzit preferojnë jehudët dhe nasarat para muslimanëve.

2 –

قُلْ هَلْ أُنَبِّئُكُم بِشَرٍّ مِّن ذَلِكَ مَثُوبَةً عِندَ اللّهِ مَن لَّعَنَهُ اللّهُ وَغَضِبَ عَلَيْهِ وَجَعَلَ مِنْهُمُ الْقِرَدَةَ وَالْخَنَازِيرَ وَعَبَدَ الطَّاغُوتَ

Thuaj: “A doni t’ju tregoj kush do të marrë dënimin më të rëndë nga Allahu? Ata që Allahu i ka mallkuar dhe me të cilët është zemëruar, dhe disa prej të cilëve i shndërroi në majmunë dhe derra, si dhe ata që adhurojnë tagutin (shejtanin).”

Nëse popujt e mëparshëm adhuronin magjinë dhe shejtanin dhe çdo gjë tjetër që adhurohet në vend të Allahut, atëherë do të ketë edhe njerëz në këtë umet që adhurojnë këto gjëra dhe idhuj, duke u bazuar në hadithin:

“Ju do të shkoni pas atyre që kanë jetuar para jush sikurse radhiten shigjetat njëra pas tjetrës. Edhe nëse do të kishin hyrë në strofkën e hardhucës, ju do t’i pasonit!“ Ne thamë: “O i dërguari i Allahut! Jehudët dhe nasarat?” Ai u përgjigj: “Kë tjetër?

3 –

قَالَ الَّذِينَ غَلَبُوا عَلَى أَمْرِهِمْ لَنَتَّخِذَنَّ عَلَيْهِم مَّسْجِدًا

”Kur ata (banorët e qytetit) po haheshin me njëri-tjetrin për këtë rast, disa thoshin: “Ndërtojini atyre (në hyrje të shpellës) një ndërtesë!

Nëse ka pasur njerëz në kohën e kaluar që ndërtuan faltore mbi varre dhe i shenjtëruan ato atëherë edhe ky umet do ta bëjë këtë. Në fund të shekullit të parë rafidat (shiitët) filluan të ndërtojnë xhami mbi varre dhe i nderuan ato. Pas kësaj ky veprim u veprua nga njerëz që iu asocijohen Islamit. Gjendja e muslimanëve është pra sikurse është përmendur në hadith:

4 – Ebu Said el-Khudri -radijAllahu- anhu transmeton se i dërguari i Allahut ka thënë:

“Ju do të shkoni pas atyre që kanë jetuar para jush sikurse radhiten shigjetat njëra pas tjetrës. Edhe nëse do të kishin hyrë në strofkën e hardhucës, ju do t’i pasonit!“ Ne thamë: “O i dërguari i Allahut! Jehudët dhe nasarat?” Ai u përgjigj: “Kë tjetër?

Transmetuar nga el-Bukhari dhe Muslimi.

Pendët e shigjetës janë të radhitura në të njëjtën linjë në mënyrë që shigjetari mund të godas gjahun. Sikurse ato janë të ngjashme ashtu edhe idhujtarët e këtij umeti i ngjasojnë paganëve të lashtë kur ata adhuronin idhuj dhe statuja karshi Allahut. Ashtu siç ka pasur njerëz që fyenin pasuesit e profetëve, ka edhe njerëz nga umeti ynë siç janë rafidat dhe khauarixhët që i fyejnë sahabët. Çdo mosbindje dhe mosbesim në të cilin ranë popujt e më hershëm gjithashtu ky umet do të bjerë në to. Kësaj i përket edhe hadithi i el-Bukharit nga profeti :

“Dita e gjykimit nuk do të ndodhë derisa gratë e fisit Deus të tundin prapanicat duke shkuar rreth Dhil-Khalasa.” (Dhil-Khalasa ishte idhulli i fisit Deus të cilin ata e adhuronin në periudhën e injorancës).

Bukhari (7116) dhe Muslimi (2906).

Deus është një fis në zonën Ghamid dhe Zahran në jug. Kjo ka ndodhur jo shumë kohë më parë para se ky shtet të shpallej. Kishte njerëz që e adhuronin këtë statujë dhe ecnin rreth tij dhe kjo do të ndodhë përsëri.

Profeti ka thënë:

“Dita e gjykimit nuk do të ndodhë derisa një fis i umetit tim t’i bashkohet idhujtarëve, ndërsa grupe nga umeti im fillojnë të adhurojnë idhujt.”

Transmeton Ebu Daudi (42529), Ahmedi (22448) dhe Ebu Nu’ajm në ”el-Hiljah (2/289)”. Autentik sipas Albanit në ”Sahih-ul-Xhami (1773)”.

Edhe kjo ka ndodhur gjithashtu. Aishah -radijAllahu anha- ka transmetuar se profeti ka thënë:

“Netët dhe ditët nuk do të pushojnë derisa të mos adhurohen el-Lat dhe el-Uzza.” Muslimi (2907).

E gjithë kjo do të ndodhë.

Është një hadith që thotë:

“Shejtani do të humbas shpresën se do të adhurohet në Gadishullin Arab.” Muslimi (2812)

Injorantët argumentohen me të. Por a është i pa gabueshëm ai i cili e ka humbur shpresën? Ai nuk është i pa gabueshëm. Ai mund të humbet shpresën për diçka që megjithatë do të ndodhë në të ardhmen. Ai humbi shpresën pasi feja mbizotëroi. Megjithatë, idhujtaria vërtetë ka ndodhur. Gjithashtu ai mund të shpresojë diçka e cila nuk ndodh. Një tjetër interpretim është se ai e ka humbur shpresën që gjendja e muslimanëve të jetë siç ishte më parë pasi që do të jetë gjithmonë një grup nga umeti që i përmbahen të vërtetës. Një interpretim tjetër është se ai iu referua sahabëve përgjatë formulimit “namaz falësit” do të thotë sahabët që faleshin të cilëve Allahu u kishte dhënë sukses dhe dituri. Të tre interpretimet janë të sakta.

5 – Muslim transmetoi nga Thaubani -radijAllahu anhu- se i dërguari ka thënë:

“Allahu ma mblodhi tokën mua saqë pash lindjen dhe perëndimin e saj. Mbretëria e umetit tim do të shtrihet aq sa mu mblodh toka mua. Mu dhanë dy thesare; një i kuq (pushtimi i Persisë) dhe një i bardhë (pushtimi i Romakëve). E luta Zotin të mos e shfarosë umetin tim tërësisht me vdekje urie dhe që Ai të mos lejoi një armik të jashtëm (kufarët) të pushtojë radhët e tyre (të shfarosin Islamin dhe muslimanët tërësisht). Zoti im më tha: “O Muhammed! Në qoftë se Unë e marrë një vendim ai nuk ndryshohet. Unë kam pranuar që umeti yt të mos shfaroset tërësisht me vdekje urie dhe që Unë nuk do të lë një armik të jashtëm të pushtojë radhët e tyre edhe nëse të gjithë do të bashkohen kundër tyre, derisa ata vetë të fillojnë të vrasin dhe të robërojnë njëri-tjetrin.

Kjo është një shenjë nga shenjat e profecisë. Mbretëria e umetit të tij me të vërtetë arriti deri në lindje të Kinës dhe deri në perëndim në Tanzher të Marokut. Por nuk e bëri këtë në veri dhe jug.

Profeti ka thënë:

”Mu dhanë dy thesare; një i kuq (pushtimi i Persisë) dhe një i bardhë (pushtimi i Romakëve).”

Këto janë thesaret e perandorisë Romake dhe asaj Persiane. Muslimanët sunduan mbi mbretëritë më të mëdha; një nasrjanijeh dhe një idhujtarë. Edhe këtë e ka përjetuar ky umet. Thesaret e tyre janë shpenzuar në rrugën e Allahut, për të cilën profeti na tregoi, kjo ndodhi gjatë kalifatit të Umerit dhe të Uthmanit. Kjo është edhe një argument tjetër i profecisë.

Profeti tha:

”…dhe që Ai të mos lejoi një armik të jashtëm (kufarët) të pushtojë radhët e tyre (të shfarosin Islamin dhe muslimanët tërësisht)...”

Do të thotë shoqërinë, kontrollin dhe qendrën.

Profeti tha:

”E luta Zotin të mos e shfarosë umetin tim tërësisht me vdekje urie…”

Do të thotë një shkatërrim gjithëpërfshirës që goditi umetin e Nuhit , umetin e Salihut dhe të tjerët. Sepse ky umet është umeti i fundit. Pasi që Allahu i dha bekimin dhe mirësinë profetit të tyre , ky umet do të ekzistojë deri në ditën e gjykimit.

Profeti tha:

”…dhe që Ai të mos lejoi një armik të jashtëm (kufarët) të pushtojë radhët e tyre (të shfarosin Islamin dhe muslimanët tërësisht)...”

Kur ata fillojnë të pushtojnë dhe të luftojnë njëri-tjetrin, Allahu lejon armiqtë e tyre t’i mundin ata. Kjo ndodhi kur muslimanët u përçanë dhe u ndanë. Armiku pa shansin (mundësinë) e tyre dhe e morën nga muslimanët atë që ata kishin për një kohë të gjatë.

Allahu -te ala- tha:

”O Muhammed! Në qoftë se Unë e marrë një vendim ai nuk ndryshohet...”

Kur Allahu urdhëron dhe vendosë diçka, askush nuk mund ta ndryshojë atë. Allahu gjithmonë e dinte se këtë umet do ta godas përçarja dhe polemikat, dhe se nuk do t’i pranohet lutja e tij që të mos përçahen. Prandaj ia ndaloi lutjen. Kështu ndodhën mosmarrëveshjet gjatë epokës së parë dhe pastaj me tatarët dhe pastaj armiqtë e tjerë të cilët i pushtuan muslimanët sepse nuk ishin të kapur për fenë e vërtetë. Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli deri sa ata të ndryshojnë veten e tyre. Kjo do të thotë se umeti do ta mposht armikun vetëm në qoftë se ata bien dakord në të vërtetën, i përmbahen rrugës së drejtë dhe bashkëpunojnë. Atëherë Allahu do t’i furnizojë me gjitha të mirat. Kur ata përçahen dhe polemizojnë mes vete, armiku e sheh shansin e tyre dhe i sulmojnë ata.

6 – El-Berkanij transmeton në “Sahihun” e tij me shtojcën:

“E vetmja gjë që kam frikë për umetin tim janë udhëheqësit e devijuar. Kur shpata të ngrihet në mesin e tyre nuk do të zbres deri në ditën e gjykimit. Dita e gjykimit nuk do të ndodhë derisa një fis i umetit tim t’i bashkohet idhujtarëve, ndërsa grupe nga umeti im fillojnë të adhurojnë idhujt. Do të shfaqen tridhjetë gënjeshtarë në umetin tim, të gjithë do të pretendojnë se janë profetë. Megjithatë, unë jam profeti i fundit. Nuk ka profet pas meje. Do të jetë vazhdimisht një grup i mbështetur në umetin tim që e pason të vërtetën dhe i cili nuk dëmtohet nga ata që i braktisin ata deri sa të vijë gjykimi i Allahut tebareke ue te ala.”

Kjo dëshmon rrezikun që kanë pushtetarët e devijuar. Ata janë pushtetarët e këqij. Ata pasohen dhe njerëzit ndikohen prej tyre dhe marrin ndihmën e tyre për qëllime të rreme. Prandaj ai ia pati frikën atyre për umetin e tij. Kjo përfshinë si pushtetarët e devijuar ashtu edhe gjyqtarët.

Profeti tha:

”Kur shpata të ngrihet në mesin e tyre nuk do të zbres deri në ditën e gjykimit.”

Kjo ka ndodhur gjithashtu. Kjo gjithashtu i përket shenjave të profecisë. Dera e sprovave u hap me vrasjen e Umerit. Pastaj sprova u rrit me vrasjen e Uthmanit. Pas kësaj vetëm se është keqësuar.

Profeti tha:

”Dita e gjykimit nuk do të ndodhë derisa një fis i umetit tim t’i bashkohet idhujtarëve dhe grupe nga umeti im fillojnë të adhurojnë idhujt…”

Kjo dëshmon se idhujtaria do të ndodhë në këtë umet, e cila ka ndodhur. Idhujtaria ka ndodhur si në Gadishullin Arabik ashtu edhe në vende të tjera.

Profeti tha:

”Do të shfaqen tridhjetë gënjeshtarë në umetin tim dhe të gjithë do të pretendojnë se ata janë profetë.”

Kjo gjithashtu i përket shenjave të profecisë. Kjo ka ndodhur gjithashtu. Për shembull,  Musejlemeh tha se ai ishte profet dhe u vra nga sahabët. Kështu bëri edhe el-Esued el-Ansi i cili u vra në kohën e profetit . Edhe Saxhah et-Temimijeh e bëri këtë por u pendua më pas. Tulejkheh el-Esdi bëri të njëjtën gjë dhe u pendua. I fundit prej tyre është Dexhalli që do të theksoj veten si profet dhe më në fund si vetë Zoti. Këta njerëz të përmendur janë ata që kanë fuqi, pushtet dhe dyshime. Përndryshe ka shumë që thonë se janë profetë. Megjithatë, disa e thonë këtë për shkak se ata janë të çmendur, të trullosur, dhe gjëra tjera.

Profeti tha:

”Do të jetë vazhdimisht një grup i mbështetur në umetin tim që e pason të vërtetën dhe i cili nuk dëmtohet nga ata që i braktisin deri sa të vijë gjykimi i Allahut tebareke ue te ala.” 

Kjo gjithashtu i përket shenjave dhe lajmeve të mira. Ky grup ekziston ende edhe sot.

Profeti ka thënë:

”…deri sa të vijë gjykimi i Allahut tebareke ue te ala.”

Do të thotë një erë e këndshme që merr shpirtrat e besimtarëve në mënyrë që vetëm krijesat më të këqija do ta përjetojnë ditën e gjykimit. Në disa transmetime përmendet se grupi do të jetë në Sham. Në qoftë se ky transmetim është autentik, kjo do të thotë ndonjëherë dhe jo gjithmonë. Megjithatë, shumica e transmetimeve janë të dobëta. Grupi nuk ka vend të veçantë. Ai mund të jetë në një vend dhe ata mund të jenë të shpërndarë në vende të ndryshme. Nuk ka asnjë hadith autentik që identifikon vendndodhjen e tij.

Shpërndaje: