“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

23.Duaja në lidhje me fatkeqësitë çfarëdo qofshin ato të mëdha apo të vogla

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Burimi: Sahihul-Kelimit-Tajjib, fq. 78-79
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhammed Nasirudin el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Allahu (te ala) ka thënë:

الَّذِينَ إِذَا أَصَابَتْهُم مُّصِيبَةٌ قَالُواْ إِنَّا لِلّهِ وَإِنَّـا إِلَيْهِ رَاجِعونَ أُولَـئِكَ عَلَيْهِمْ صَلَوَاتٌ مِّن رَّبِّهِمْ وَرَحْمَةٌ وَأُولَـئِكَ هُمُ الْمُهْتَدُونَ

“(Të durueshmit e vërtetë janë ata) të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë!” 2:156-157

114 – Umu Selemeh (radijAllahu anha) tregoi se e ka dëgjuar të dërguarin e Allahut duke thënë:

ما من عبد تصيبة فيقول : إِنَّا لِلَّهِ وَ إِنَّا إِلَيْهِ راَجِعوُنَ ، اَلَّلهُمَّ أَجِرْنيِ فيِ مُصِيبَتيِ وَأَخْلِفْ ليِ خَيْراً مِنْهاَ إلا آجره الله في مصيبته و أخلفه الله خيرا منها

Nuk ka rob që e godet ndonjë sprovë dhe thotë:

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do kthehemi. O Allah më jep shpërblim për këtë sprovë dhe ma zëvendëso me diçka më të mirë!”

Veçse do e shpërblejë Allahu për sprovën e tij dhe do t’ia kompensojë me diçka më të mirë.”

Ummu Selemeh ka thënë: “Kur vdiq Ebu Selemeh, unë e thashë këtë që i dërguari i Allahut më kishte mësuar të them dhe Allahu më dha dikë më të mirë se ai; të dërguarin e Allahut .”

Transmeton Muslimi.

115 – Ummu Selemeh ka thënë:

دخل رسول الله صلى الله عليه و سلم على أبي سلمة و قد شق بصره ، فأغمضه ، ثم قال : إن الروح إذا قبض تبعه البصر ، فضج ناس من أهله ، فقال : لا تدعوا على أنفسكم إلا بخير ، فإن الملائكة يؤمنون على ما تقولون ، ثم قال : اَللَّهُمَّ اغْفِرْ لِأَبيِ سَلَمَةَ ، وَ ارْفَعْ دَرَجَتَهُ فيِ الْمَهْدِييَّنَ ، وَ اخْلُفْهُ فيِ عَقِبِهِ فيِ الْغاَبِريِن َوَ اغْفِرْ لَناَ وَ لَهُ ياَ رَبَّ الْعاَلَميِنَ ، وَ افْسَحْ لَهُ فيِ قَبْرِهِ ، وَ نَوِّر ْلَهُ فِيهِ

“I dërguari i Allahut ﷺ hyri tek Ebu Selemeh, ndërsa sytë e tij kishin mbetur të hapur, pastaj, ai ia mbylli sytë dhe tha: “Kur të del shpirti nga trupi, shikimi e ndjek atë.” Njerëzit nga familja e tij ngritën zërin (duke u lutur kundër vetvetes (v.p.)). Ai ﷺ ju tha atyre: “Mos u lutni kundër vetes suaj, por kërkoni vetëm të mirën, ngase engjëjt thonë: “Amin” për atë që luteni.” Pastaj tha: “O Allah, fale Ebu Selemen, ngrite në mesin e të udhëzuarve dhe jepu pasardhësve të tij dikë që kujdeset për ta. Na fal neve dhe atë, o Zoti i botëve! Zgjeroja dhe ndriçoja atij varrin”.”

Transmeton Muslimi.

Shpërndaje: