Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

23.Ecja ndërmjet Safa dhe Merua

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 25-27

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

50 – Pastaj ai zbret për të ecur ndërmjet Safa dhe Merua. I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Bëni ecjen! Sepse Allahu ju ka urdhëruar që të ecni ndërmjet Safa dhe Merua.”1

51 – Pastaj shkon tek drita e gjelbër që është e vendosur në të djathtë dhe në të majtë. Kur të arrin atë atëherë duhet vrapuar (ngadalë) deri tek drita tjetër. Në kohën e tij (salAllahu alejhi ue selem) kjo pjesë ishte një luginë e sheshtë me gurë të imtë.

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Lugina kalohet vetëm duke shpejtuar.”2

Pastaj vazhdon ecjen derisa të hip mbi Merua. Aty veprohet e njëjta gjë si në Safa kur qëndronit në drejtim të Qabes dhe i luteshe Allahut. Kjo numërohet një ecje.

52 – Pastaj kthehesh aty ku duhet ecur dhe vrapon aty ku duhet vrapuar derisa të ngjitesh mbi Safa. Kjo përbën dy ecje.

53 – Pastaj kthehesh në Merua derisa të përfundoni shtatë ecje që përfundojnë në Merua.

54 – Lejohet përdoret mjeti i transportit ndërmjet tyre. Megjithatë, profeti (salAllahu alejhi ue selem) e donte më shumë ecjen4.

55 – Lejohet të bëhet kjo lutje ndërmjet tyre:

رب اغفر و ارحم، إنك أنت الأعز الأكرم

“Fal dhe mëshiro o Zot! Ti je më i Forti, më i Buti.”

Është konfirmuar se disa prej Selefëve e thanë këtë5.

56 – Kur ecja e shtatë të ketë përfunduar në Merua, duhet prerë flokët 6. Me këtë umreja është kryer. Ajo që ishte e ndaluar gjatë ihramit lejohet tani. Tani mbetesh në këtë gjendje deri në ditën e Teruijeh, Ditën e 8 të muajit Dhul Hixheh).

57 – Ai që ka hyrë në ihram dhe as nuk ka bashkuar umren me haxhin apo nuk ka sjell kurbanin nga vendi jashtë Mekës, duhet të dalë nga ihrami për të pasuar urdhrin e profetit (salAllahu alejhi ue selem) dhe ti shmanget zemërimit të tij. Ndërsa nëse vjen me kurban, qëndron në ihram dhe nuk del nga ihrami derisa ai të ketë gjuajtur me gurë në ditën Nahr (ditën e kurbanit).


1 Hadithi është autentik, ndryshe nga ajo që disa kanë pranuar gabimisht. Është përmendur në “el-Irua” (1072).

2 Transmetuar nga Nesai dhe të tjerë. Është përmendur në “el-Haxh el-Kebir”. Vërejtje! Ibn Kudameh ka thënë:

“Gratë duhet të ecin gjatë tërë tavafit dhe Sai’t. Ibn-ul-Mundhir ka thënë: “Dijetarët janë pajtuar se gratë as nuk duhet vrapuar rreth Qabes apo ndërmjet Safas dhe Meruas. Ato nuk duhet të lidhin rrobat e tyre nën krahun e djathtë. Sepse veprimi zbulon lëkurën, e cila nuk duhet të bëhet nga një grua. Gruaja duhet të mbulojnë veten e saj ndërsa ajo ekspozohet ndaj tërësisht të kundërtës kur ajo vrapon dhe lidh rrobat e saj nën sqetull të djathtë. “(El-Mughni (3/394))

En-Nevevi ka thënë diçka që tregon se medhhebi Shafei ka mospajtime rreth kësaj. Ai tha:

“Këtu janë dy mendime:

1 – Ajo nuk duhet të vrapojë. Në vend të kësaj ajo duhet të ecë gjatë gjithë rrugës qoftë ditë ose natë. Ky është mendimi i shumicës dhe ky është mendimi i saktë.

2 – Nëse ajo mund të vrapojë natën dhe rruga është e zbrazët nga njerëzit, rekomandohet që ta bëjë këtë sikurse është e rekomanduar edhe për burrat.” (El-Mexhmu (8/75)).

Ky është ndoshta mendimi që është më afër të vërtetës. Për shkak se vrapimi bazohet në faktin se Haxher, nëna e Ismailit, vrapoi kur ajo po kërkonte ujë për djalin e saj të etur. Kjo thuhet në hadithin e Ibn Abbasit:

“Ajo gjeti se Safa ishte mali më i afërt. Ku ajo qëndronte mbi të dhe shikonte mbi luginë për të parë dikë. Pastaj ajo zbriti nga Safa. Kur ajo zbriti në luginë, ajo tërhoqi këmishën e saj dhe filloi të vraponte shpejt derisa sa ajo kaloi tërë luginën dhe arriti në Meruah. Ku ajo qëndronte mbi të dhe shikonte mbi luginë për të parë dikë. Këtë e veproi shtatë herë.”

Ibn Abbasi tregoi se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Kjo është ecja e njerëzve mes tyre.” (Transmetuar nga Bukhari në kapitullin “el-Enbija”).

3 Sot, sikurse u tha është e vështirë ta shohësh Qaben nga aty. Prandaj, duhet vepruar aq sa mundesh për tu kthyer drejt saj. Pra nuk duhet vepruar atë që njerëzit e hutuar veprojnë kur shikojnë kah qielli dhe ngritin duart.

4 Transmetuar nga Ebu Nu’ajm në “Mustakhraxh Sahih Muslim”.

5 Përmes dy zinxhirëve autentik transmetoi Ibn Ebi Shejbeh (4 / 68-69) veprimi nga Ibn Mes’udi dhe Ibn Umeri (radijAllahu anhume). E njëjta gjë është transmetuar nga el-Musejjeb bin Rafi el-Kahili dhe Urueh bin ez-Zubejr. Ngjashëm transmetoi edhe et-Tabarani nga profeti (salAllahu alejhi ue selem) me një zinxhir të dobët të transmetimit, e cila tregohet në “el-Mexhma ‘” (3/248).

6 Në qoftë se do të zgjasë kaq shumë gjatë kohës së umres dhe haxhit sa që flokët rriten, ato gjithashtu mund të rruhen (për meshkujt). (Shih “Fet’h-ul-Bari” (3/444))

Shpërndaje: