Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

23.Ekspedita e parë ushtarake në Bedr

Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Burimi: El-Fusul fi Sirat-ir-Rasul, fq. 43
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Dhjetë ditë më vonë, profeti (salAllahu alejhi ue selem) doli në ekspeditën e parë ushtarake për në Bedër. Ekspedita ushtarake ishte për shkak se Kurz bin Xhabir el-Fihri kishte sulmuar një tufë në kullosat e Medines. Ndjekja e tij zgjati derisa arritën një luginë me emrin Safauan që ndodhet në periferi të Bedrit. Kurz arriti të ikë dhe ekspedita ushtarake u kthye. Me këtë rast profeti (salAllahu alejhi ue selem) e la Zejd bin Haritheh si zëvendës të tij në Medine.

Thuhet se ai e ka dërguar Sad bin Ebi Uekasin (radijAllahu anhu) në kërkim të Kurz bin Xhabirit dhe Allahu e di më mirë. Është thënë gjithashtu se ai e nisi atë për një tjetër qëllim.

Shpërndaje: