Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

22.Kombinimi i argumenteve që ndalojnë dhe që lejojnë të qarit pas vdekjes së personit

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Lidhur me atë që thonë kolegët e imam Shafiut dhe të gjithë që janë të mendimit të njëjtë me të se, “është e urryer të qashë pas vdekjes së personit” duke argumentuar me hadithet e përmendura[1], themi se këto hadithe kanë për qëllim “të qarët me vajtim”. Kjo mbështetet nga hadithi:

“Me tëvërtetë i vdekuri ndëshkohet për shkak të qarjes së familjes së tij për të.”

Transmeton Bukhari dhe Muslimi (927). 

Ndërsa në një transmetim thuhet qartë:

“Me të vërtetë i vdekuri ndëshkohet për shkak të vajtimit për të.”

Ata që kanë thënë se, hadithi i Hamzasë është i anuluar[2], atëherë themi se, kjo nuk është e saktë sepse shumica e haditheve që lejojnë të qash pas vdekjes së personit kanë ndodhur pas betejës së Uhudit. Një prej tyre është hadithi i Ebu Hurejras, i cili është bërë mysliman vetëm në vitin e tetë hixhrij. E njëjta gjë vlen edhe për të qarët Xha’ferin dhe shokëve të tij, të cilët kishin ra shehidë në vitin e tetë hixhrij. Gjithashtu, të qarit për Zejnebën e cili vdiq në vitin e tetë hixhrij. Edhe të qarit e Profetit salallahu alejhi ue selem tek varri i nënës së tij ishte i vonshëm, pra, në vitin kur ai pushtoi Mekën.

Sa për argumentin e atyre që thonë se, “është e lejuar të qashë vetëm para vdekjes së personit”, përgjigja ndaj saj është: “Nëse njeriu qanë pas vdekjes së dikujt nga pikëllimi -atëherë themi se pikëllimi pas vdekjes së dikujt është edhe më i thellë”. Sepse para vdekjes gjithmonë mund të shpresohet për mbijetesë, dhe kjo shpresë përfundon me vdekjen e tij. Pastaj, të qarit për një ndarje e cila nuk ka kthim në këtë jetë është edhe më parësore. Kjo është domethënia e fjalëve të Profetit salAllahu alejhi ue selem:

إن العين تدمع و القلب يحزن و لا نقول إلا ما يرضي ربنا

“Sytë po lotojnë dhe zemra është e pikëlluar, ndërsa ne nuk do të themi gjë tjetër, përveçse asaj që e kënaq Zotin tonë.”

Në mënyrë të ngjashme transmetoi Buhari se Umeri radijAllahu anhu ka thënë: “Le të qajë për Ebu Selmen derisa nuk godasin kokat apo derisa nuk bërtasin.”

Disa dijetarë thonë, se të qarit e vetë Profetit salAllahu alejhi ue selem, dhe të qarit të cilën e ka lejuar dhe rekomanduar, është të qarit që bëjnë sytë të lotojnë dhe që e bëjnë zemrën të zbutet; gjë e cila tregon se njeriu është i mëshirshëm. Kurse të qarit që ndaloi Profeti salAllahu alejhi ue selem, është të qarit duke rrahur kokën, ngritja e zërit dhe vajtimi. Ajo që forcon këtë që e tham, janë fjalët e Profetit salAllahu alejhi ue selem:

مهما يكن من القلب و العين فمن الله و الرحمة و مهما كان من اليد و اللسان فمن الشيطان

“Çfarëdo që vije nga sytë dhe zemra (loti dhe dhembja) ajo është prej Allahut dhe nga mëshira. Ndërsa ajo që vije nga dora dhe gjuha është prej shejtanit.”


[1]Shih: https://www.perlatmuslimane.com/22-deshmia-se-eshte-e-lejueshme-te-qash-pas-vdekjes-se-nje-personi-2/

[2] Është  “Askush nuk po qanë për Hamzanë.”transmetuar nga Ibn Umeri radijallahu anhuma se, kur i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem shkoi në Uhud, dëgjoi disa gra të fisit Beni Abdil-Eshhel duke qarë për të vdekurit e tyre në betejë. Në atë rast, i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem tha: Pasi e dëgjuan këtë, erdhën gratë ensarije dhe filluan të qajnë për të. Edhe pse i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem kishte rënë për të pushuar, kur dëgjoi ato duke qarë u zgjua dhe u tha atyre: “Të mjerat ato, si po qajnë këtu? Sa të bezdisshme që janë! Urdhëroni ato që të kthehen dhe le të mos qajnë për dikë pasi të ketë vdekur.”

Shpërndaje: