Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Burimi: “Ed-Dau ued-Deua”, fq. 79
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Një nga pasojat e mëkateve në tokë është se ato shkaktojnë rrëshqitje të tokës dhe tërmete dhe largojnë bereqetin e saj. I dërguari i Allahut ﷺ kaloi Themudin dhe lejoi që sahabët të hyjnë në qytetin e Themudit vetëm duke qarë. Ai i ndaloi ata që të pijnë ujin e tij dhe që tu´a japin atë ujë shtazëve të tyre. Ai madje urdhëroi që brumi që ishte bërë me atë ujë ti ipej deveve. E gjithë kjo për shkak të ndikimit të mëkateve negative në ujë. E njëjta gjë vlen për ndikimin e mëkateve negative në të korrat e reduktuara dhe fatkeqësitë tjera që mund ti shihni.
Imam Ahmedi përmend në ”Musnedin” e tij:
”Në depon e Benu Umejjes ishte një kokërr e grurit që ishte aq e madhe sa një bërthamë hurme. Ajo ishte në një thes në të cilën shkruante ”Kjo u rrit gjatë periudhës së drejtë”.”
Shumë nga këto fatkeqësi Allahu (subhanehu ue te ala) lejoi të ndodhin kur njerëzit filluan të mëkatonin. Disa kryepleqë të shkretirave më kanë treguar se si frutat ishin më të mëdha në të kaluarën dhe se shumë nga këto fatkeqësi që ata janë duke përjetuar sot ishin të panjohura më parë.