Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

23.Në këtë rast ndalohet urdhërimi në mirë dhe të ndalimi nga e keqja  

Autori i librit: Hafidh Ibn Haxher el-Askalani
Shpjegues: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Esh-Sherh el-Mukhtasar ala Bulugh-il-Maram
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

5 – Është e detyrueshme të bëhet urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja menjëherë sepse sahabët -radijAllahu anhum- e bënë këtë dhe e qortuan ashpër beduinin.

6 – Nëse urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja sjell dëm më të madh sesa dobia, duhet të heshtet dhe të realizohet kjo gjë në një moment tjetër. Dëshmia për këtë është se profeti ﷺ i ndaloi sahabët që të shpërqendronin beduinin i cili urinonte. Dëmi tashmë kishte ndodhur kur ai filloi të urinonte në xhami. Ndërprerja e urinimit të tij mund ta dëmtonte atë. Përkatësisht, kanali i urinës mund të dëmtohej nga ndërprerja e urinimit, gjë e cila e dëmton personin që urinon. Ndoshta ndërprerja gjithashtu do të kishte bërë që ai të urinonte në rrobat dhe trupin e tij, ndoshta urina do të ishte përhapur në pjesën më të madhe të xhamisë dhe do të çonte në një dëm edhe më të madh në rast ndërprerjeje. Kjo ishte urtësi nga profeti ﷺ që beduini të përfundonte urinimin dhe pastaj të largohej dëmi i shkaktuar me pastrimin me ujë.

Shpërndaje: