23.Pendimi tek Allahu është adhurim
Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Sherh Thalathat-il-Usul, fq. 35
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehab (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
Argument se pendimini është adhurim janë fjalët e Tij (te ala):
وَأَنِيبُوا إِلَى رَبِّكُمْ وَأَسْلِمُوا لَهُ مِن قَبْلِ أَن يَأْتِيَكُمُ الْعَذَابُ ثُمَّ لَا تُنصَرُونَ
“Dhe kthehuni me pendim, me përkushtim dhe besim të vërtetë tek Zoti juaj dhe nënshtrojuni Atij në Islam si muslimanë, para se t’ju vijë ndëshkimi, (sepse) atëherë nuk do të ndihmoheni.” Ez-Zumer 39:54.
Shpjegimi
Edhe pendimi është adhurim. Ai (te ala) ka thënë:
وَأَنِيبُوا إِلَى رَبِّكُمْ وَأَسْلِمُوا لَهُ مِن قَبْلِ أَن يَأْتِيَكُمُ الْعَذَابُ ثُمَّ لَا تُنصَرُونَ
“Dhe kthehuni me pendim, me përkushtim dhe besim të vërtetë tek Zoti juaj dhe nënshtrojuni Atij në Islam si muslimanë, para se t’ju vijë ndëshkimi, (sepse) atëherë nuk do të ndihmoheni.” Ez-Zumer 39:54.
Pendim do të thotë që t’i kthehesh Allahut, të pendohesh tek Ai dhe t’i bindesh Atij. Ky është një adhurim i përkushtuar Allahut. Njerëzit janë të detyruar që t’i kthehen Allahut, të pendohen tek Ai dhe t’i binden Atij.
- april 26, 2016
- Comments are off