Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

23.Të pasurit banjë në shtëpi është obligim

Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Edeb-uz-Zifaf
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Çifti e kanë obligim të kenë banjë në shtëpi. Burri nuk duhet të lejojë bashkëshorten të vizitojë banjat publike për shkak se kjo është e ndaluar dhe për këtë ka disa hadithe, disa prej tyre janë:

1 – Xhabiri -radijAllahu anhu- ka thënë se i dërguari i Allahut ka thënë:

“Kush beson në Allahun dhe në ditën e fundit të mos e lejojë gruan e tij të vizitojë banjat publike, kush beson në Allahun dhe në ditën e fundit të mos vizitojë banjën pa izar, kush beson në Allahun dhe në ditën e gjykimit të mos ulet në tryezën ku konsumohet alkooli.”1

2 – Ummu Derda -radijAllahu anha- ka thënë:

“Dola prej hamamit dhe më takoi i dërguari i Allahut ﷺ i cili tha: “Ku ishe Ummu Derda?”

U përgjigja: “Në banjë.”

Ai tha:

“Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Nuk ka grua e cila heq rrobat e saj në ndonjë vend tjetër përveçse në shtëpinë e nënës së vet e të mos copëtohet perdja që gjendet në mes saj dhe Gjithëmëshirshmit.”2

3 – Abul-Melih ka thënë:

“Një grup i grave nga Himsi (një qytezë në Sham, në veri të Damaskut) e vizituan Aishen e cila u tha atyre: “Nga jeni?”

Ato u përgjigjën: “Nga Shami.”

Ajo tha: “A jeni ju nga ata njerëz që i lejojnë gratë e tyre të shkojnë në banja publike?

Ato thanë: “Po.”

Ajo tha: “E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:

“Nuk ka grua që heq rrobat jashtë shtëpisë së burrit të saj, veçse ka shkatërruar perden e turpit mes saj dhe Allahut -subhanehu ue te ala-.”3


1 Formulimi është i Hakimit (4/288), Tirmidhi, pjesërisht Nesai, Ahmedi (3/339) dhe el-Xhurxhani (150) nëpërmjet Ebuz-Zubejrit, nga Xhabiri.

Hakimi ka thënë: “Hadithi është i saktë sipas kushteve të Muslimit.”

Dhehebi u pajtua me të.

Tirmidhi ka thënë: “Hadithi është i mirë.”

Hadithi transmetohet nga shumë rrugë, të cilat mund t’i gjeni në “et-Terghib uet-Terhib” (1 / 89-91).

Edhe Tabarani e transmeton atë në “el-Eusat (10-11)” dhe Beghandi në “Musned Umer, fq. 13”, nga Ebu Ejub, Ebu Seid dhe Ibn Umer.

Ibn Asakir (2/303/4) e transmeton atë nga Ebu Hurejra.

2 Ahmedi (6/361-362) dhe ed-Dulabi (2/134) secili me zinxhirë transmetimi të tij ku një prej tyre është autentik, hadithi është i fortë sipas Mundhirit. Hadithi tregon se banjat publike ishin të zakonshme në Hixhaz.

Disa hadithe thanë: “Ju do të pushtoni tokat e të huajve dhe do të gjeni banja në to …”

Zinxhirët e tyre të transmetimit nuk janë të saktë gjë të cilën e kam sqaruar në “Ghajat-ul-Meram (193)”. As nuk përbëhen nga mohimi konkret.

3 Ebu Daudi (2/170), i cili qëndron për formulimin, Tirmidhi, Ibn Maxheh, Darimi, Tajalisi, Ahmedi, Ibn-ul-A’rabi në “el-Mu’xhem (1/71)” el-Hakim (4/288) dhe Beghaui në “Sherh-ne-Sunneh (2/216/3)”, hadithi është i mirë sipas Beghauit, Tirmidhiut në Sahihul Xhemi (2710).

Hakimi tha: “Hadithi është i saktë sipas kushteve të Bukharit dhe të Muslimit.”

Dhehebi u pajtua me të.

Këto hadithe i kundërshtojnë të gjithë ata që thonë se nuk ka asnjë hadith të saktë në lidhje me banjat publike. Këtë e tha për shembull, Ibnul-Kajimi në “Zead-ul-Me’ad (1/62)”, duke u bazuar në faktin se ai u bazua në atë se disa hadithe ishin të dobëta dhe nuk kishte dije rreth gjitha rrugëve të tjera të transmetimit.

Shpërndaje: