Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Prej të drejtave të burrit mbi gruan është që ajo të ruan sekretet e tij dhe të heshtë në lidhje me atë që ndodh prapa dyerve të mbyllura dhe veçanërisht me gjërat intime. Asaj nuk i lejohet që ti tregoj as nënës së saj, motrës apo shoqes të ngushtë.
Profeti ﷺ ka thënë:
”Ndoshta një grua i tregon grave tjera se çfarë bën burri i saj kur ai është i vetëm me të. Ndoshta një burrë i tregon të tjerëve atë që ai e bën kur ai është i vetëm me gruan e tij.” Një grua u ngrit dhe tha: ”Betohem në Allahun se edhe burrat dhe gratë e bëjnë këtë.” Ai tha: ”Mos e bëni këtë. A t’u tregojë se çfarë i ngjan kësaj? Ajo është e ngjashme me shejtanin që gjen një grua shejtane në rrugë dhe fillonë të bëjë marrëdhënie seksuale me të ndërsa njerëzit e shikojnë.”
Transmeton El-Khara’iti në ”Mesauil-Akhlak (1/430)” me një zinxhirtë të mirë të transmetimit ose afër saj siç e ka thënë shejkh Albani në ”es-Sahihah (3153)” . Hadithi është transmetuar nëpërmjet rrugëve të tjera nga Ebu Daudi (2176), Ahmedi (2/540-541), el-Bejhaki (7/14497) dhe Ebi Shejbeh me domethënie të ngjashme. Prandaj Albani e konsideroi atë autentik në ”es-Sahihah (7/435)” dhe tha në ”el-Irua (7/73)”, e tha se hadithi forcohet me ndihmën e rrugëve të ndryshme.
Profeti ﷺ ka thënë:
”Ndër njerëzit që kanë pozicionin më të keq tek Allahu në ditën e gjykimit është burri që bën marrëdhënie me gruan e tij dhe ajo me të dhe pastaj i përhap fshehtësitë e saj.”
Transmeton Muslimi (1437).