Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

24.Kapitulli lidhur me magjinë

Autor: Imam Muhammed bin Abdul-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

  Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 86-89

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehab -rahimehullah- ka thënë:

1 – Allahu -te ala- ka thënë:

وَلَقَدْ عَلِمُواْ لَمَنِ اشْتَرَاهُ مَا لَهُ فِي الآخِرَةِ مِنْ خَلاَقٍ

”Në të vërtetë, ata e dinin se ai që e përvetësonte këtë mjeshtëri nuk do të ketë kurrfarë të mire në jetën tjetër.El-Bekare, 2:102

أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ أُوتُواْ نَصِيبًا مِّنَ الْكِتَابِ يُؤْمِنُونَ بِالْجِبْتِ وَالطَّاغُوتِ

“A nuk i sheh ata që u është dhënë një pjesë e librit? Besojnë në xhibt dhe tagut dhe thonë për kufarët: “Këta janë në rrugë më të drejtë se ata që besojnë.En-Nisa, 4:51

Umeri -radijAllahu anhu- ka thënë:

“Xhibt është magjia dhe tagut është shejtani.” Bukhari (8/252).

2 – Xhabiri -radijAllahu anhu- ka thënë:

“Tagut kanë qenë falltarët të cilëve shejtanët iu afroheshin. Në çdo fis kishte nga një të tillë.”

3 – Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- transmeton se i dërguari i Allahut ka thënë:

“Largohuni nga shtatë mëkatet shkatërruese.” Ata thanë: “O i dërguari i Allahut! Cilat janë ato?” Ai u përgjigj: “Bërja shirk Allahut, magjia, vrasja e njeriut, gjë që Allahu e ka ndaluar përveçse me të drejtë (ligjore), ngrënia e kamatës, ngrënia e pasurisë së jetimit, ikja nga fushëbeteja, dhe shpifja (për imoralitet) ndaj besimtareve të ndershme.”

Bukhari (2766) dhe Muslimi (89).

4 – Xhundubi -radijAllahu anhu- transmeton se i dërguari i Allahut ka thënë:

“Ndëshkimi i magjistarit është prerja e kokës së tij.

Transmetuar nga Tirmidhi, i cili tha:

“E sakta është që kjo është fjala e një sahabiut.”

5 – Bukhari transmetoi në “Sahihun” e tij nëpërmjet Bexheleh bin Abdeh i cili tha:

Umer bin el-Khatabi -radijAllahu anhu- shkroi një letër në të cilën ai tha:

“Mbytni çdonjërin që bën magji qoftë mashkull apo femër.”

Ne mbytëm tre magjistarë.”

6 – Është transmetuar në mënyrë autentike se Hafsa -radijAllahu anha- urdhëroi që robëresha e cila i bëri magji të ekzekutohet, dhe ajo u ekzekutua. Transmeton Maliku (1526) dhe të tjerë.

E njëjta gjë është transmetuar në mënyrë autentike nga Xhundubi. Transmeton Darakutni (113) dhe Bejhaki (16278).

Ahmedi ka thënë:

“Kjo është transmetuar në të vërtetë nga tre sahabë të profetit .”

Shpjegimi

Magjia është një fenomen që magjistarët e praktikojnë duke përdorur nyje, mjekësi dhe duke pështyrë në nyje dhe çdo gjë tjetër me të cilën ata frymëzohen nga xhinët dhe shejtanët. Magji është ajo që i magjeps njerëzit. Ajo quhet kështu për shkak se ndikon fshehurazi.

Magjia është mëkat dhe idhujtari sepse e vetmja mënyrë për të praktikuar magjinë është me ndihmën e shejtanëve që adhurohen karshi Allahut:

وَمَا يُعَلِّمَانِ مِنْ أَحَدٍ حَتَّى يَقُولاَ إِنَّمَا نَحْنُ فِتْنَةٌ فَلاَ تَكْفُرْ

“Këta engjëj nuk i mësonin ndokujt magjinë, pa i thënë: “Ne jemi dërguar për t’ju vënë në sprovë, andaj ti mos u bë mohues (duke mësuar apo ushtruar magjinë)!El-Bekare, 2:102

Kjo dëshmon se mësimi i magjisë është kufër (dalje nga feja). 

1 – Allahu -te ala- ka thënë:

وَلَقَدْ عَلِمُواْ لَمَنِ اشْتَرَاهُ مَا لَهُ فِي الآخِرَةِ مِنْ خَلاَقٍ

”Në të vërtetë, ata e dinin se ai që e përvetësonte këtë mjeshtëri nuk do të ketë kurrfarë të mire në jetën tjetër.” El-Bekare, 2:102

Të blesh do të thotë të marrësh diçka në këmbim dhe të aplikosh atë. Një person i tillë nuk ka asnjë hise tek Allahu. Kjo dëshmon se magjia është e ndaluar dhe është mëkat:

وَلَوْ أَنَّهُمْ آمَنُواْ واتَّقَوْا لَمَثُوبَةٌ مِّنْ عِندِ اللَّه خَيْرٌ لَّوْ كَانُواْ يَعْلَمُونَ

“Sikur ata të besonin dhe të ruheshin (nga gjynahet), shpërblimi i Allahut do të ishte më i mirë. Ah, sikur ta dinin ata!El-Bekare, 2:103

Kjo dëshmon se magjia e kundërshton besimin dhe devotshmërinë. Prandaj dijetarët kanë thënë se magjia është kufër dhe devijim sepse nuk është e mundur të praktikohet magjia pa adhuruar xhinët dhe shejtanët. Është thënë gjithashtu se fenomeni duhet të shqyrtohet; në qoftë se ajo bëhet me adhurimin e xhinëve dhe shejtanëve atëherë ajo është kufër dhe idhujtari e madhe, e në qoftë se ajo ka të bëjë me medikamente pa ndonjë bashkëpunim me xhinët dhe adhurimin e tyre – atëherë ajo është mëkat i madh dhe i rrezikshëm, padrejtësi dhe mbrapshtësi ndaj krijesave sepse njerëzit që qëndrojnë pas gjithë kësaj shkatërrojnë dhe ndryshojnë mendjet e njerëzve.

Allahu -azze ue xhel-:

أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ أُوتُواْ نَصِيبًا مِّنَ الْكِتَابِ يُؤْمِنُونَ بِالْجِبْتِ وَالطَّاغُوتِ

“A nuk i sheh ata që u është dhënë një pjesë e librit? Besojnë në xhibt dhe tagut.En-Nisa, 4:51

Ajeti u shpall në lidhje me jehudët. Allahu tregoi se ata besojnë në magji dhe në shejtanin. Dijetarët e gjuhës thonë se xhibt është ajo në të cilën nuk ka kurrfarë mirësie sikurse magjia, statujat dhe të ngjashme. Tagut është çdo gjë për të cilën kalohen kufijtë. Fjala ka të bëjë për shejtanët në mesin e xhinëve dhe të njerëzve sepse ata kalojnë kufijtë me kufrin dhe devijimin e tyre.

2 – Xhabiri -radijAllahu anhu- ka thënë:

“Tagut kanë qenë falltarët të cilëve shejtanët iu afroheshin. Në çdo fis kishte nga një të tillë.”

Kjo do të thotë se magjistarët janë një formë e tagutit.

Ibnul-Kajimi ka thënë:

“Tagut është gjithçka që adhurohet, pasohet dhe iu bindet dhe për të cilën robi i tejkalon kufijtë.”

Do të thotë ai që pasohet në të pavërtetën dhe të bindurit në diçka tjetër përveç ligjit të Allahut. Udhëheqësit e tyre janë pesë:

1 – Iblisi.

2 – Personi i cili thërret të tjerët për ta adhuruar atë, siç bëri Faraoni.

3 – Ai që adhurohet dhe kënaqet me këtë.

4 – Ai që pohon se e di të fshehurën.

5 – Ai që me qëllim gjykon me diçka tjetër përveç ligjit të Allahut.

Magjistarët dhe fallxhorët hyjnë në të njëjtin grup sepse ata e kanë braktisur rrugën e drejtë dhe kanë bezdisur njerëzit me veprimin e tyre.

3 – Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- transmeton se i dërguari i Allahut ka thënë:

“Largohuni nga shtatë mëkatet shkatërruese.” Ata thanë: “O i dërguari i Allahut! Cilat janë ato?” Ai u përgjigj: “Bërja shirk Allahut, magjia, vrasja e njeriut, gjë që Allahu e ka ndaluar përveçse me të drejtë (ligjore), ngrënia e kamatës, ngrënia e pasurisë së jetimit, ikja nga fushëbeteja, dhe shpifja (për imoralitet) ndaj besimtareve të ndershme.”

Ato quhen shkatërruese sepse shpien në shkatërrim. Më e madhja e tyre është shirku. Pastaj vjen magjia pasi që ajo kryesisht rrjedh nga idhujtaria. Magji do të thotë adhurimi i xhinëve dhe lutjet që iu kushtohen atyre. Pas kësaj vjen vrasja e padrejtë e njerëzve të cilën Allahu e ka ndaluar, kamata, ikja nga fusha e betejës për të sakrifikuar grupin e tij kur dy ushtritë ballafaqohen ballë për ballë në vijën e frontit dhe shpifjet ndaj besimtareve të ndershme dhe të pastra. Me shpifjet e rreme është për qëllim zinaja.

Ato quhen të pastërta sepse ato zakonisht nuk e dinë se kush fshihet prapa akuzave. I njëjti gjykim vlen për akuzat e rreme ndaj burrave. Ky është një mëkat i madh. Akuzuesi meriton të dënohet. Megjithatë, është zakon që më tepër të akuzohen gratë. Prandaj ai që i akuzon ato në mënyrë të rreme duhet të ndëshkohet.

Nuk lejohet shkuarja tek magjistarët për t’u trajtuar edhe nëse bëhet fjalë vetëm për ilaçe. Nuk ka rëndësi nëse vet personi nuk kënaqet me magjinë. Vetëm të shkuarit tek magjistari është një reklamim për idhujtari dhe nxitje për në mëkatet e tyre. Të sëmurët duhet të trajtohen në një mënyrë që përputhet me sheriatin. Ky është mendimi i saktë tek dijetarët.

4 – Xhundubi -radijAllahu anhu- transmeton se i dërguari i Allahut ka thënë:

“Ndëshkimi i magjistarit është prerja e kokës së tij.

Transmetuar nga Tirmidhi, i cili tha:

“E sakta është që kjo është fjala e një sahabiut.”

Ai e tha këtë në një rast ku ishte një magjistar në mexhlisin e Uelid bin Jezidit. Magjistari tregoi se si ai preu kokën e tij dhe pastaj e rivendosi atë. Pa e vërejtur magjistari, Uelidi iu afrua dhe e goditi me shpatë. Pastaj tha: “Nëse është i sinqertë, le ta rivendos kokën e vet tani.” Pastaj Xhundubi e tha këtë. Pra këto janë fjalët e tij të cilat ai i ka arritur me anë të argumenteve të sheriatit. Qëllimi i tij ishte që magjistari të ekzekutohet pa kërkuar nga ai që së pari të pendohet. Pendimi i tij nuk e ndalon ekzekutimin e tij. Ndoshta ai gënjen dhe e thekson pendimin ndërsa e keqja e tij vazhdon në mesin e njerëzve. Kur vërtetohet se ai ka praktikuar magjinë është e detyrueshme për ta ekzekutuar atë në mënyrë që njerëzit të mos dëmtohen.

5 – Bukhari transmetoi në “Sahihun” e tij nëpërmjet Bexheleh bin Abdeh i cili tha:

Umer bin el-Khatabi -radijAllahu anhu- shkroi një letër në të cilën ai tha:

“Mbytni çdonjërin që bën magji qoftë mashkull apo femër.”

Ne mbytëm tre magjistarë.”

Ai ia shkroi këtë letër prijësve në Sham. Arsyeja ishte dëmi tashmë i përmendur që mund të parandalohet vetëm me anë të ekzekutimit. Ata munden ashtu sikurse hipokritët në mënyrë të rrejshme të shfaqin pendimin. Magjistari ekzekutohet si idhujtar dhe pendimi i tij nuk pranohet. Ky është mendimi i saktë.

6 – Është transmetuar në mënyrë autentike se Hafsa -radijAllahu anha- urdhëroi që robëresha e cila i bëri magji të ekzekutohet, dhe ajo u ekzekutua. E njëjta gjë është transmetuar në mënyrë autentike nga Xhundubi.

Ahmedi ka thënë:

“Kjo është transmetuar në të vërtetë nga tre sahabë të profetit .”

Dobi:

Do të thotë se është transmetuar në mënyrë autentike se tre nga sahabët e profetit ekzekutuan magjistarë. Ata tre ishin Umeri, Xhundubi dhe Hafsa -radijAllahu anhum-. Kjo është e sakta.

Disa dijetarë prej tyre esh-Shafi’i i cili thotë se në qoftë se magjia e magjistarit është bazuar në substanca të njohura që shkaktojnë sëmundje pa ndryshuar gjendjen e mendjes dhe pa pretenduar se e di të fshehtën dhe pa u shërbyer shejtanëve dhe pa i adhuruar ata dhe pa praktikuar idhujtarinë dhe gjëra të tjera që Allahu i ka ndaluar, ai nuk duhet të ekzekutohet. Arsyetimi i tyre është se kjo nuk është magji por vetëm bezdisje dhe padrejtësi. Ai duhet të rrihet dhe të dënohet. Motivimi i sahabëve me ekzekutimin, ishin ata që shërbyen dhe adhuronin xhinët, dhe pohonin të kenë dije rreth së fshehurës. E tillë është gjendja e magjistarit në parim. Prandaj ata duhet të ekzekutohen. Ky është mendimi i saktë.

Është konfirmuar se profetit i bënë magji. Kjo nuk e ndikoi atë aspak në lidhje me shpalljen. Kjo preku vetëm marrëdhënien e tij private me familjen e tij, gjë të cilën e transmeton Bukhari (5763) dhe Muslimi (2189).

Shpërndaje: