“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

24.T’i lutesh Allahut për ndihmë është adhurim

Autor: Imam Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Sherh Thalathat-il-Usul, fq. 35-36

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Muhammed bin Abdil-Uehab -rahimehullah- ka thënë:

Argument se lutja për ndihmë është adhurim janë fjalët e Tij -te ala-:

إِيَّاكَ نَعْبُدُ وإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ

”Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ti kërkojmë ndihmë!” El-Fatihah, 1:5

Në hadith thuhet:

Kur të lypësh, lypi vetëm Allahut!

Transmeton Ahmedi (1/307) dhe Tirmidhi (2516) i cili tha: ”Hadithi është i mirë dhe autentik.”

Shpjegimi

Kerkimi i ndihmës është adhurim.

Allahu -te ala- ka thënë:

إِيَّاكَ نَعْبُدُ وإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ

”Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ti kërkojmë ndihmë!” El-Fatihah, 1:5

Robi duhet të lus Allahun për ndihmë në përgjithësi, dhe që Allahu ta bëj robin që ta kujtojë Atë, ta falënderojë Allahun, që t’i bindet Atij, dhe në veçanti që të bëjë veprime të tjera te mira. Lute Allahun për ndihmë para çdo detyre.


Hadithi i plotë është:

“Ruaje Allahun (duke iu bindur), dhe Ai do të ruajë ty! Ruaje Allahun dhe ke për ta gjetur përpara (në ndihmën tënde)! Kur të lypësh, lypi vetëm Allahut, e kur të kërkosh ndihmë, kërko vetëm nga Allahu! Dije se sikur të gjithë njerëzit të mblidhen për të të bërë mirë, nuk do të munden të bëjnë më shumë se çfarë ka caktuar Allahu për ty. Dhe sikur të gjithë njerëzit të mblidhen për të të bërë dëm, nuk do të munden të bëjnë më shumë se çfarë ka caktuar Allahu për ty. Tashmë penat janë ngritur dhe fletët janë tharë.”

Tirmidhi (2516) i cili thotë hadith është hasen sahih.

Shpërndaje: