Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

24.Papastërtia duhet larguar menjëherë

Autori i librit: Hafidh Ibn Haxher el-Askalani
Shpjegues: Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Esh-Sherh el-Mukhtasar ala Bulugh-il-Maram
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

7 – Është e detyrueshme të largohet papastërtia menjëherë. Prandaj pastrimi nuk duhet të shtyhet. I dërguari ﷺ e bëri këtë menjëherë. Kur një foshnjë (mashkull) njëherë urinoi në gjurin të tij, ai ﷺ menjëherë kërkoi ujë dhe spërkati mbi rrobat e tij1. Nëse papastërtia nuk largohet menjëherë, është e mundur që të harrohet prandaj namazi i personit është ose i pavlefshëm – dhe për këtë arsye ai duhet të falet përsëri – ose është i mangët, prandaj është më mirë të largohet papastërtia menjëherë.


1 Bukhari (5468) dhe Muslimi (286).

Shpërndaje: